Agjencia Zhurnal.mk.

PBB-ja e Kinës u shtua 2.3 % vjet, ekonomia e vetme kryesore që shënon rritje

Ekonomia e Kinës u rrit 2.3 % vjet në krahasim me vitin 2019, bëri të ditur Zyra Kombëtare e Statistikave të dielën.

 

Megjithëse sfidat serioze dhe komplekse të sjella nga pandemia e COVID-19, Kina arriti ta kthente rritjen ekonomike të saj në nivelet e parapandemisë, duke u bërë ekonomia e vetme kryesore në këtë botë që realizon rritje ekonomike. PBB-ja e gjithë vitit i kaloi 100 trilionë juanët (15.45 trilionë dollarë) për herë të parë.

Kina ka pasur një “mëkëmbje në formë V-je” dhe është bërë forca kryesore e rigjallërimit të ekonomisë globale, tha Sheng Laiyun, nëndrejtori i Zyrës Kombëtare të Statistikave. Sipas tij, PBB-ja vjetore për frymë vitin e kaluar parashikohet se ka arritur vlerën 72 447 juanë (11 190 dollarë amerikane), me një rritje prej 2 % në krahasim me vitin 2019, duke i kaluar 10 000 dollarët amerikanë për dy vjet me radhë.
Analiza e të dhënave tregon se prodhimi i industrisë parësore u rrit 3 % në vitin 2020, duke kaluar rritjen e industrisë dytësore prej 2.6 % dhe të sektorit tretësor prej 2.1 %.

Në mbarë Kinën u shtuan 11.86 milionë vende të reja pune urbane në vitin 2020, duke tejkaluar objektivin e krijimit të mbi 9 milionë vendeve të reja të punës në qytete. Deri në fund të vitit 2020, përqindja e papunësisë së anketuar në rajonet urbane qëndroi në 5.2 %, nën objektivin vjetor të qeverisë prej afro 6%.

Tregtia e jashtme e Kinës u rrit 1.5 %, duke arritur në 4.65 trilionë dollarë në vitin 2020, falë mëkëmbjes së sektorit të prodhimit. Eksportet arritën në 2.59 trilionë dollarë amerikanë vitin e kaluar, me një rritje vjetore 2.6% , ndërsa importet u ulën 1.1 %, duke arritur vlerën 2.06 trilionë dollarë amerikanë.

Related posts

Mediumi serb: Kompania lobuese amerikane mori 1.3 milion dollarë nga Serbia, në listën e saj janë edhe Grenell e Palmer

D V

Nisin dëshmitë për dhunën e 6 janarit në Kongres

D V

Biden takon zyrtarë të lartë të BE për rifillimin e marrëdhënieve transatlantike

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More