Agjencia Zhurnal.mk.

Pavllova nga BEI: Masat e qeverisë ndihmuan në zbutjen e krizës, nevojitet mbështetje e mëtejshme

Shkup, 10 korrik – Masat që ka ndërmarrë qeveria ndihmuan në zbutjen e efektit më negativ të krizës së shkaktuar nga Kovid-19. Por si në shume shtete tjera, e domosdoshme është mbështetje e mëtejshme nga institucionet lokale dhe financuese ndërkombëtare që të ndihmohet Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të rikuperohet dhe të integrohet në tregjet në rajon dhe në BE, vlerëson zëvendës kryetarja e Bankës Evropiane për Investime (BEI) përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, Liljana Pavllova në intervistën për MIA-n.

 

“Krahas lidhjes së fuqishme tregtare me BE-në, ekonomia ka pësuar nga mbyllja e kufijve dhe kufizimeve tjera që kanë ndikuar në sektorët intensiv të punës dhe shërbimeve si dhe në shitjet me pakicë dhe turizmin. Sipas Anketës së ndërmarrjeve në kushte të pandemisë së KOVID-19 që e ka realizuar BE, 40 për qind e firmave në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur përkohësisht gjatë pandemisë, ndërsa rreth 70 për qind prej tyre kanë përjetuar likuiditet të zvogëluar që në fund ka sjell deri te rënia e madhe e shitjes (38 për qind në nivel vjetor) të fuqisë punëtore (15 për qind)”, ka thënë Pavllova.

Në intervistën që në tërësi do të publikohet nesër, Pavllova flet edhe për linjën e re kreditore prej 100 milionë euro që u nënshkrua kohë më parë, efektet e mjeteve të investuara deri tani në bankë, ndërsa paralajmëron edhe se BEI është e gatshme t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e realizimit të ekonomisë së gjelbër.

Related posts

BDI: Zhvillimet brenda LSDM-së nuk duhet të reflektojnë edhe në Qeveri

Redaksia

Koordinimi i parë i rregullt pas pushimit kolektiv të Kuvendit

Z H

BESA zgjedh kryetarin e degës në Likovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More