Agjencia Zhurnal.mk.

Pavarësisht kërcënimeve nga Garda revolucionare, studentët iranianë vazhdojnë të protestojnë

Studentët iranianë edhe sot protestuan në demonstratat më të mëdha në vend që nga revolucioni i vitit 1979, raportojnë mediat britanike.

 

Sipas agjencive lokale të lajmeve, protesta studentore u zhvilluan në disa vende në Iran, duke përfshirë kryeqytetin Teheran dhe qytetin Isfahan. Këto protesta janë pjesë e një kryengritjeje popullore, në të cilën demonstruesit po bëjnë thirrje për vdekjen e liderit suprem fetar të Iranit, Ajatollahu Ali Hamnei.

Vendi është mbërthyer nga demonstrata antiqeveritare që nga mesi i shtatorit, pas vdekjes së Mahsa Aminit, e cila u arrestua nga policia e moralit për mbajtjen”e papërshtatshme” të veshjeve islame.

Protestat e studentëve u zhvilluan pavarësisht paralajmërimeve të forcave të sigurisë dhe masave të ashpra të autoriteteve për të shtypur demonstratat.

Analistët dyshojnë se protestat në Iran mund të çojnë në përmbysjen e regjimit në pushtet, por ata i shohin trazirat si një hap që mund të shkaktojë ndryshime të rëndësishme politike në vend.

Related posts

Rusëve u kanë mbetur edhe tre ditë furnizime me ushqim, thotë ushtria ukrainase

D V

Vajza 4-vjeçare bie nga ballkoni, një kalimtar i rastësishëm i shpëton jetën

Xh M

Zhduken armët që u shfrytëzuan gjatë grusht shtetit në Turqi – Qeveria turke thonë se u humbën edhe pse ishin nën mbrojtje të shtetit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More