Agjencia Zhurnal.mk.

Pavarësisht disponueshmërisë së informacionit, interesi për ndërmjetësim është në nivel të ulët

Shkup, 16 shtator – Shkalla e informimit për ndërmjetësim dhe zbatimi i real i tij në shtet, në sistemin e drejtësisë dhe në sektorin privat është në nivel shumë të ulët. Edhe pse janë të disponueshme informacionet bazë për ndërmjetësimin si koncept, është vërejtur pak informim për përparësitë e tij, duke filluar nga lehtësimi i shkarkimit të gjykatave nga lëndët, shpenzimet e vogla dhe ekonomizimi, koha e shkurtër për zgjidhjen e kontestit, konfidencialiteti në lëndët penale dhe mos evidentimi në evidencën penale, që do të konsiderohej si person i dënuar, tregon analiza e Institutit të Politikave Evropiane (EPI).

 

EPI sot e mbajti konferencën përfundimtare me temë “Ndërmjetësimi pa dilema”, e cila është realizuar së bashku me Odën e Ndërmjetësuesve, Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev” dhe Federatën Holandeze të Ndërmjetësuesve. Në konferencë u promovuan rezultatet kryesore të analizës gjithëpërfshirëse për zbatimin e ndërmjetësimit në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast u theksua se që nga miratimi i Ligjit të parë për ndërmjetësim në vitin 2006 e deri më sot është vërejtur përmirësim i ndërmjetësimit.

Në konferencë morën pjesë drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane, Simonida Kacarska, zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shkup, Dirk Jan Kop dhe drejtoresha e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, Natasha Gaber Damjanovska.

Projekti ka zgjatur dy vjet, ndërsa janë zbatuar hulumtimi për gjendjen e ndërmjetësimit në Maqedoninë e Veriut.

“Kemi siguruar mbështetje të ekspertëve nga Holanda për ngritjen e kapaciteteve të Odës së Ndërmjetësuesve, ndërmjetësuesve në vend, si dhe faktorëve të tjerë. Fokusi ynë ishte te prokurorët publikë dhe gjykatësit sepse vlerësuam se duhet të mbështesim ndërmjetësimin nga shumë aspekte të ndryshme për të arritur qëllimin përfundimtar, ndërsa ky është edhe kontribut në shfrytëzimin e tij”, tha drejtoresha e EPI-t Kacarska.

Sipas anketës së kryer me administratën dhe sektorin e biznesit, drejtoresha e EPI-t theksoi se administrata është e njohur me instrumentin, por nuk i njeh mjaftueshëm përparësitë e ndërmjetësimit, ndërkohë, te komuniteti i biznesit është vërejtur gatishmëri më e madhe për përdorimin e ndërmjetësimit dhe hapësirë ​​për të punuar me ta.

Një nga autorët e analizës, prof. Dr. Ollga Koshevaliska deklaroi se kanë punuar në hulumtimin, kanë dërguar pyetësorë në të gjitha gjykatat themelore, prokuroritë publike, ndërmjetësuesit, Ministrinë e Drejtësisë dhe një fokus grup me Lidhjen e Odave Ekonomike dhe Konfederatën e Biznesit.

Sipas të dhënave të analizës, zbatimi i vonuar i ndryshimeve të ligjit nga viti 2013 zbulon dobësi që kanë shkaktuar miratimin e ligjit të ri, ndërsa me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Ndërmjetësimin në janar të vitit 2022, Ministria e Drejtësisë e ka paralajmëruar fillimin e fushatës nën moton “Ka zgjidhje”, që synon promovimin e ndërmjetësimit, si një mënyrë alternative për zgjidhjen e kontesteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për dobinë e ndërmjetësimit.

Në prill të vitit 2022, në bazë të ligjit, janë miratuar dhe publikuar akte përkatëse nënligjore, ndërsa në mënyrë shtesë me Ligjin e ri është paraparë edhe formimi i Këshillit Kombëtar për Ndërmjetësim, i cili pritet të jetë i pavarur dhe vazhdimisht të ndjekë dhe vlerësojë cilësinë të punës së ndërmjetësimit.

Analiza e plotë e Institutit për Politika Evropiane me temë “Zbatimi i ndërmjetësimit në Maqedoninë e Veriut” është në dispozicion në linkun në vijim.

Related posts

Gjithsej 1.908 raste të reja me koronavirus, 22 të vdekur dhe 1.129 pacientë të shëruar

D V

Sigurohet transporti për shërimin e Erdit të vogël në Itali

Xh M

Maqedonia e Veriut dhe vendet nga BP me Dokument për zhvillim të transportit hekurudhor

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More