Agjencia Zhurnal.mk.

Pavarësia financiare edhe më tutje problem kryesor në pushtetin gjyqësor

Shkup, 18 nëntor – Analiza funksionale për gjykatat themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është prezantuar sot nga Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (QHJ), njejtë sikur edhe analizat paraprake të përgatitura nga kjo organizatë joqeveritare tregon në problemin me pavarësinë e gjyqësisë, para se gjithash për shkak të varësisë financiare nga dy pushtetet tjera të cilat e krijojnë dhe e miratojnë buxhetin.

 

“Deri më sot nuk është plotësuar obligimi ligjor i shtetit të sigurohet 0,8 për qind e BPV-së, që do të thotë në fakt krijohet një varësi financiare e gjyqësisë si pushtet nga dy pushtetet tjera”, deklaroi Zharko Haxhi-Zafirov, udhëheqës i programit QHJ.

Sipas tij, kjo është analiza funksionale më e madhe e 27 gjykatave themelore në shtet. Ai në deklaratë për gazetarët theksoi se nga aspekti i funksionalitetit të gjitha gjykatat janë funksionale, por nga aspekti i përshtatshmërisë së ekzistimit të një numri aq të madh të gjykatave themelore vetë analiza sjell konkuzion se megjithatë shifra është arsyetuar. Kjo analizë gjithashtu tregon se ngarkesa më e madhe në suaza të gjykatave themelore bie në gjykatat e Shkupit, a.q. Gjykata Themelore Penale Shkup dhe Gjykata Civile.

Kryetarja e Gjykatës Supreme të RMV-së, Besa Ademi, këtë analizë e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishme për shkak të asaj që bëhet fjalë për një bazë të mirë dhe ka vlerë të jashtëzakonshme sepse jep pasqyrë të qartë për gjendjen e përgjithshme të gjykatave themelore, të cilat gjithsesi marrin pjesë të madhe dhe të rëndësishme në sistemin gjyqësor.

“Këto dokumente saktë i shënojnë dhe detektojnë sfidat thelbësore me të cilat përballen gjykatat themelore të cilat megjithatë nuk dallojnë shumë nga sfidat e gjykatave më të larta”, tha Ademi.

Sigurimi i pavarësisë financiare të gjyqësisë si sfidë bazë sipas Ademit, janë parakusht për sigurimin e drejtësisë objektive dhe rritje të besimit të qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor dhe gjykatave si shpërndarës të drejtësisë.

“Nuk mund të flasim për pavarësinë e vërtetë derisa ekziston varësi financiare në krijimin dhe miratimin e buxhetit gjyqësor. Mosbalancimi është i dukshëm nga fakti se prej vitit 2010 me konfirmimin e vlerës së buxhetit gjyqësor 0,8 për qind në Ligjin për buxhet gjyqësor asnjëherë nuk është siguruar në vlerën e parashikuar ligjore”, tha Ademi.

Mes tjerash Ademi, në pjesën e efikasitetit të gjykatave, potencoi se gjykatësit dhe nëpunësit gjyqësor çdo ditë bëjnë përpjekje mbinjerëzore me qëllim që të zotërohet fluksi i lëndëve dhe të mbahet azhurnimi i çdo gjykate.

“Më duhet të përmend se sistemi gjyqësor viteve të fundit funksionon me 20 për qind numër më të vogël të gjykatësve dhe pozitës gjyqësore. Gjendja e tillë në vitin 2022 në mënyrë drastike do të zgjerohet, sepse më 1 korrik të vitit 2022 me plotësimin e kushteve për pensionim do të shkojnë edhe 12 për qind e gjykatësve të tanishëm, ndërsa deri në fund të vitit pritet në pension të shkojnë edhe 8 për qind e përbërjes gjyqësore”, citoi Ademi.

Related posts

Komuna e Çairit fillon me dezinfektimin e hapësirave shkollore

Z H

Dimitrov: Vizita e Fon der Lajenit sinjal i fuqishëm për nevojën e fillimit të negociatave me BE-në

D V

Zjarr në një dyqan në Tetovë, hidhet një shishe me lëng të ndezshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More