Agjencia Zhurnal.mk.

Pasi vret një person në Gjermani, kosovari 55 vjeçar bën vetëvrasje

Njerëzit janë dëshmitarë të qëllimit të një 36-vjeçari nga Dormagen. Pak më vonë ka mbetur i vdekur edhe autori i dyshuar i vrasjes, i cili mësohet se ka qenë përgjegjës për të shtënat ndaj dy personave të tjerë 90 kilometra larg.

 

Një 36-vjeçar u qëllua për vdekje në një kioskë në Dormagen, në jug të Düsseldorfit. Kështu ka bërë të ditur policia e Dyseldorfit, të premten.

Dëshmitarët e krimit kanë lajmëruar policinë dhe shumë shpejt kanë dhënë informacion për autorin e dyshuar.

55-vjeçari i kërkuar si i dyshuar u zbulua pak orë më vonë rreth një kilometër më tutje në anë të rrugës me një plagë vdekjeprurëse me armë zjarri në kokë. Të dy burrat nuk ishin të panjohur për policinë.

Nga rrethanat kuptohet se 55-vjeçari ishte vetëvrarë. Pranë tij është gjetur një armë zjarri. Tashmë po hetohet nëse është edhe arma e vrasjes së 36-vjeçarit. 55-vjeçari kosovar është reanimuar por më pas është konstatuar vdekja e tij.

Related posts

Cramon: Kosova të mos i rrit pritshmëritë për anëtarësim në NATO

D V

Osmani ndan medalje presidenciale ushtarake Forcat e Armatosura të Turqisë

D V

Haxhi Krasniqi, Ejdon Mulaku dhe Qëndrim Asllanaj, tre ushtarët më të mirë të FSK-së për vitin 2022

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More