Agjencia Zhurnal.mk.

Pasagjeri zhveshët deri në bel dhe bërtet UÇK, arrestohet nga policia

Një pasagjer është zhveshur deri në bel, ka bërtitur “UÇK” dhe në mënyrë agresive ka shqetësuar udhëtarët në fluturimin e sotëm të i linjës Bruksel-Shkup. Personin në fjalë policia e ka ndaluar menjëherë pas aterrimit në aeroportin e Shkupit rreth orës 12:30, rastin e konfirmojnë edhe nga MPB-ja.

 

“Për momentin bëhet e ditur se bëhet fjalë për një shtetas kosovar i cili është ndaluar në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për shkak të sjelljes agresive. Jemi duke punuar në zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Related posts

Gjithsej 199 sanksione në Shkup, 41 për vozitje të shpejtë

Z.H

Dy raste të zhdukjes, një grua me fëmijën në Pejë dhe një vajzë në Gjakovë

D V

Një 28-vjeçar gjendet pa shenja jete në Suharekë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More