Agjencia Zhurnal.mk.

Pas vrasjes së të riut në Mitrovicë, Agim Bahtiri niset për Kosovë: Nesër do ta vizitoj familjen Muja për kryeshëndosh

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka bërë të ditur se është nisur për në Kosovë, pas vrasjes së 26 vjeçarit nga Mitrovica, që ndodhi mbrëmë.

 

Bahtiri, përmes një postimi në Facbook, ka shtuar se nuk ka mundur të marrë pjesë në varrim, pasi ka qenë jashtë Kosovës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë tragjikisht i riu, Albert Muja. I shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Muja. Pasi që isha jashtë Kosovës, nuk pata mundësi të marrë pjesë në varrim. Por menjëherë jam nisur për Kosovë dhe nesër do ta vizitoj familjen Muja për kryeshëndosh. Lutem që Allahu i madhërishëm ta shpërblej me xhenet Albertin”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Mbrëmë pas mesnate dy persona sulmuan me thikë një 26 vjeçar. I njëjti nuk arriti të iu mbijetojë plagëve, njoftoi Policia.

Sipas Policisë dy të dyshuarit në lidhje me rastin janë në kërkim dhe tashmë edhe janë identifikuar.

26 vjeçari u varros sot pas orës 15:00.

Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë tragjikisht i riu, Albert Muja. I shprehu ngushëllimet më të…

Posted by Agim Bahtiri on Saturday, October 30, 2021

Related posts

Kurti paralajmëroi reciprocitet ndaj Serbisë, Vuçiq: Nuk mund të bëjmë asgjë

D V

Qeveria dhe MCC nënshkruajnë “Memorandum Ndihme”, për të thelluar zhvillimin e programit të kompaktit

D V

Akti i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë: Çfarë do të ndodhë në Ballkan në 50, 80 apo 100 vitet e ardhshme?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More