Agjencia Zhurnal.mk.

Pas tensioneve, liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit takohen në Bruksel

Shkup, 14 maj – Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit u takuan më 14 maj në Bruksel për bisedime, në mes të rritjes së tensioneve në kufirin mes dy shteteve.

Të dyja shtetet, për vite të tëra kanë përplasje lidhur me kontrollin e një rajoni të diskutueshëm.

Bisedimet midis kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, dhe presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, u ndërmjetësuan nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ky është takimi i pestë mes liderëve që ndërmjetësohet nga zyrtarët evropianë.

Michel ka zhvilluar bisedime dypalëshe me Pashinyanin të shtunën mbrëma, ndërkaq me Aliyevin është takuar mëngjesin e së dielës.

Bisedimet mes liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit vijnë disa ditë pas shpërthimit të dhunës në kufirin mes këtyre dy shteteve të Kaukazit.

Të premten, Qeveria armene njoftoi se një ushtar armen u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga forcat azerbajxhanase.

Të enjten, një ushtar azerbajxhanas u vra dhe katër ushtarë amenë u plagosën gjatë përleshjeve.

Pashinyan akuzoi Azerbajxhanin se po tenton “të minojë bisedimet” në Bruksel dhe tha se “ka pak” shanse për nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes gjatë takimit me Aliyevin.

Këto dy shtete fqinje kanë zhvilluar dy luftëra ndërmjet vete në fund të viteve ’90 dhe më 2020 mbi kontrollin e Nagorno Karabakut, një rajon malor, i banuar kryesisht nga armenët etnikë, që u mor nga kontrolli i Azerbajxhanit mbi tri dekada më parë.

Pas një lufte të shkurtër, Azerbajxhani rimori territorin e këtij rajoni më 2020, por Bakuja dhe Jerevani u pajtuan për një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia.

Që atëherë, paqeruajtësit rusë janë dislokuar në Nagorno Karabak, por Armenia është ankuar se prania e rusëve nuk po ka efekt.

Tensionet janë rritur së fundmi pasi Bakuja më 23 prill njoftoi se kishte vendosur pikën e parë të kontrollit rrugor në hyrje të korridorit Laçin, që është rruga e vetme që lidh Armeninë me rajonin e Nagorno Karabakut.

Ky korridor veçse është përballur me bllokada, gjë që kanë shkaktuar që banorët e rajonit të kenë mungesa të furnizimeve dhe reduktime të energjisë elektrike.

Related posts

Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin

Xh M

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen 4 persona

Xh M

OKB: Situata në Haiti është katastrofike, po vijon të përkeqësohet

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky