Agjencia Zhurnal.mk.

Pas reagimit të BE-së, Prishtina thotë se mund ta lejojë Petkoviqin

Më 23 nëntor, Ministria e Jashtme dhe e Diasporës refuzoi për të disatën herë kërkesën e shefit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, që ta vizitojë Kosovën.

Ndërkaq Peter Stano, zëdhënës i shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, sot tha se vizita e Petkoviqit ishte paralajmëruar me kohë dhe procedurat ishin në përputhje me marrëveshjen e arritur në kuadër të dialogut.

Ai tha se BE-ja “e fton Kosovën të rishqyrtojë një vendim të tillë të dhe t’ia lejojë vizitën”.

“Sipas informacioneve tona, vizita e Petkoviqit është raportuar në përputhje me marrëveshjen ekzistuese (në kuadër të dialogut) dhe atij është dashur t’i lejohet vizita”, ka theksuar Stano.

Ai tha se BE-ja “bën thirrje dhe pret që të gjitha marrëveshjet e mëparshme, duke përfshirë Marrëveshjen për vizitat zyrtare, të respektohen”.

“Këto vizita të ndërsjella të dy palëve janë një kontribut i rëndësishëm dhe pjesë e normalizimit të marrëdhënieve dhe të gjitha vizitat në përputhje me marrëveshjen duhet të zhvillohen në atë mënyrë që të promovojnë dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai.

Në anën tjetër, Qëndresa Fazliu, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), ka thënë për REL-in se MPJD-ja është e gatshme të rishqyrtojë qëndrimet e saj dhe të aprovojë eventualisht vizitat në të ardhmen.

“… Nëse z. Petkoviq tregon gatishmëri që të përmbahet nga gjuha nxitëse dhe provokuese në raport me qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Fazliu

Related posts

Sot varroset 48 vjeçarja që u vra nga përleshja mes dy grupeve kriminale në Prishtinë

D V

Mot me shi, temperaturat shënojnë rritje

D V

Vdes ish-senatori Joe Liberman, mbështetës i madh i Kosovës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy