Agjencia Zhurnal.mk.

Pas qeverisë “Zaev3”, fiken dritat ?!

Shkup, 18 nëntor – LSDM po bën analiza të ndryshme lidhur me vazhdimin e qeverisjes së saj. Nëse sigurohet përkrahja e katër deputetëve të Alternativës, mbeten dy opsione për të vazhduar. Opsioni i parë është rikonstruimi i ministrave, kurse tjetri është formimi i një qeverie të re me kryeministër të ri dhe me më tepër ndryshime kadrovike në resoret ministrore.

 

LSDM më shumë preferon opsionin e dytë, sepse tërehqja e dorëheqjes nga kryetari i saj dhe kryeministri, Zoran Zaev, po shikohet si hap joserioz nga një pjesë e madhe e opinionit. Mirëpo gjithçka varet nëse sigurohet shumicë e sigurt parlamentare, sepse deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri duhet kaluar disa faza. Faza e parë është dorëheqja e kryeministrit, me çka bie gjithë qeveri, faza e dytë është mandatimi i mandatarit të ri që siguron 61 vota dhe faza e tretë është votimi i qeverisë në Kuvend. Në aspektin kohor këto faza mund të zgjasin 15 deri 30 ditë. Duke i pasur parasysh turbullirat që ndodhën në skenë në përpjekjen e opozitës për të krijuar shumicë të re, në afat prej 15 deri 30 ditëve mund të ndodhin shumë gjra që situatën mun dta kthejnë në drejtim krejtësisht të kundërt.

Për të realizuar këtë opsion, LSDM-së i nevojitet garancë e fortë edhe nga BDI se të gjithë e deputetët e saj do të votojnë kryeministrin e ri dhe kabinetin e tij qeveritar dhe se janë tejkaluar dallimet mes tyre për rreth kandidatëve për ministra e zëvendëskryeministra, që dolën në sipërfaqe vitin e kaluar.

Edhe pse BDI-së nuk i konvenon hapje e këtyre çështjeve, megjithatë LSDM-së i nevojitet kryeministër i ri edhe për të “mbuluar” dështimin e radhës që si duket sigurt e pret vendin më 14 dhjetor në samitin e BE-së, sepse nga Sofja vijnë sinjale të qarta se 14 dhjetori është datë vështirë e realizueshme. Me largimin e Zaevit nga posti i kryetarit dhe kryeministrit, ai do të marë me vete edhe pjseën më të madhe të përgjegjësisë për këtë dështim, sepseishte pikërisht Zaev që e shtyu dorëheqjen e dhënë më 31 tetor, me arsyetimin se janë paraqitur sinjale serioze për marje të datës për fillim të negociatave.

Sidoqoftë edhe qeveria e re nëse formohet, lirisht do të mund të quhet qeveria “Zaev 3”, sepse rritja eventuale e shumicës  me Alternativën, duke mbajtur në koalicion gjithë partitë e vogla maqedonase, dotë jetë meritë ekskluzivisht e Zaevit.

Parashtrohet pyetja se çka do të ndodhë pastaj?

Opozita maqedonase e cilëson si akt mashtrimi paralajmërimin e Socialdemokratëve për reforma brenda kabinetit qeveritar. Sipas VMRO-së, Zaev dëshmoi se është njeri i mashtrimeve pasi përveç që nuk dha dorëheqjen e paralajmëruar, tani kthehet duke tentuar të mashtrojë qytetarët se gjoja po sjell reforma në kabinetin Qeveritar.

Edhe po të jepet datë për negociata për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, opozita me siguri do të shtojë presionin për zgjedhje të parakohshme, duke akuzuar LSDM-në për qeverisje jolegjitime pas humbjes në zgjedhje lokale. Presioni do të jetë edhe më I madh nëse vendi nuk mer datë për negociata. Atëherë nuk përjashtohet mundësia që VMRO-DPMNE t’i ftojë përkrahësit e saj për protesta. Mekanizëm i vetëm në këtë situatë për defokusim të opinionit mbetet fikja e dritave (kriza energjetike), ose mbyllja e vendit për shkak të zgjerimit të pandemisë.

Related posts

Indeksi Global i Krimit: Bandat maqedonase kontrollojnë tregun e heroinës, bandat shqiptare tregun e kanabisit dhe kokainës (Dokument)

I Z

Zaev: Koalicioni qeveritar i qëndrueshëm, nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare

D V

S’ka masa kufizuese shtesë në Maqedoni, gjendja me COVID-19 mbetet stabile

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More