Pas përmbytjeve vdekjeprurëse, Kenia në rrezik nga kolera

nga Redaksia

Organizata e Kombeve të Bashkuara shprehu shqetësimin sot pas raportimit të dhjetëra rasteve të kolerës në Kenia, një vend i goditur nga shirat dhe përmbytjet me javë të tëra.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 44 raste të kolerës janë regjistruar në Kenian lindore, një nga zonat më të goditura nga përmbytjet.

“Unë mendoj se së bashku me qeverinë, në bashkëpunim me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, ne do të jemi në gjendje të frenojmë sëmundjen,” tha Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Kenia, Steven Jackson.
Kolera është një infeksion akut i zorrëve që përhapet përmes ushqimit dhe ujit të kontaminuar dhe zakonisht shkakton diarre të rënda, të vjella dhe ngërçe të muskujve. Mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për fëmijët e vegjël.

“OBSH do të vazhdojë t’i përgjigjet urgjencës shëndetësore dhe mbetet vigjilente kundër shpërthimeve të sëmundjeve që mund të përhapen lehtësisht nëse nuk frenohen shpejt,” tha Abdulrahman Diallo, përfaqësuesi i OBSH-së në Kenia.

Përmbytjet në Kenia kanë shkaktuar 238 persona, sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara nga mediat lokale, ndërsa më shumë se 200,000 njerëz kanë mbetur të pastrehë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More