Agjencia Zhurnal.mk.

Pas një skandali jep dorëheqjen kryetarja e parlamentit

Kryetarja e parlamentit norvegjez, Eva Kristin Hansen dha dorëheqjen, pas protestave për një apartament të financuar nga taksapaguesit, që ajo kishte në zotërim në Oslo.

 

Hansen i tha transmetuesit norvegjez NRK se ”mendonte se ishte e paarsyeshme që parlamenti të kishte një kryetare parlamenti të hetuar nga policia”.

Ajo tha se ”kontaktoi kreun e partisë së saj dhe kreun e grupit parlamentar për të thënë se do të largohej nga posti i presidentes së legjislaturës”.

48-vjeçarja u vu në shënjestër pasi u zbulua se ajo mund të ketë pasur padrejtësisht një apartament në kryeqytetin norvegjez

Hansen pretendon se ajo i ka keqkuptuar rregullat, çka duket se ka habitur një numër politikanësh norvegjezë.

Related posts

OKB: Në Liban gati 80 për qind e familjeve s’kanë ushqim të mjaftueshëm ose para për ta siguruar atë

N E

Papa: Pandemia, testi më i madh i kohës sonë

D V

Protestuesit bërtasin “Vdekje diktatorit” në Teheran

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More