Agjencia Zhurnal.mk.

Pas një gabimi fatal me Bitcoin, Suedia do t’iu kthejë 1.3 milion euro trafikantëve

Tre trafikantë droge të dënuar në vitin 2019, do të marrin nga shteti suedez një vlerë prej 1.3 milion eurosh, që do t’u kthehet atyre si pasojë e një gabimi të bërë prej prokurorëve, të cilët e proceduan krimin e tyre në Krona suedeze në vend të kripto-valutës Bitcoin.

 

Prokuroi Tove Kullberg i paditi me sukses tre kriminelët në prill 2019, duke bërë që policia suedeze t’i konfiskonte atyre 36 Bitcoin, të cilat ata i kishin përfituar me anë të shitjes së dograve të jashtëligjshme në internet.

Sidoqoftë, në akt akuzën e tyre, Kullberg e konvertoi vlerën e kripto-valutës Bitcoin në krona suedeze, që do të thoshte se qeveria tashmë kishte të drejtë të sekuestronte rreth 1.3 milionë krona (127,000 euro) – në bazë të vlerës që kishte Bitcoin në ato kohë.

Sidoqoftë, ajo që nuk u parashikua ishte se vlera e 36 Bitcoin-ëve, shkoi nga 130,000 euro në rreth 1.5 milion euro në vitin 2021, raporton euronews.

Borxhi që tre trafikantët i kanë shtetit, pra €130,000 euro, paguhet me vetëm 3 Bitcoin, me vlerën që ka sot kjo monedhë, dhe 33 Bitcoin-et e mbetur, i takojnë sërish trafikantëve.

“Është një rast tepër fatkeq,” janë shprehur autoritetet suedeze. “Ky ishte rasti i parë me të cilën kjo prokurori ishte ndeshur në atë kohë dhe pasojat ishin të paparashikuara.

Mësimi që kemi marrë nga ky rast është të mbajmë vlerën gjatë procedimit gjithnjë në Bitcoin, pavarësisht vlerës së kësaj monedhe në kohën e krimit”.

Autoritetet suedeze gjithashtu kërkuan më tepër trajnim për sa i përket prokurorëve penal, duke shtuar se në kohën kur u procedua kjo çështje, informacioni ishte thuajse inekzistent.

Related posts

EA Sports ka publikuar një trailer të lojës për FIFA 22

D V

LG vendos rekord të ri për transmetimin e të dhënave 6G në 100 metra

D V

Samsung dhe upday prezantojnë një aplikacion të ri të lajmeve eSports

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More