Agjencia Zhurnal.mk.

Pas mosmarrveshjes me gruan kishte rrëmbyer dy fëmijët e tij, pas 10 vitesh arrestohet në Prizren shqiptari më i kërkuar në Austri

Për vite të tëra shqiptari Sh.M. ishte një nga personat më të kërkuar nga Zyra Federale e Policisë Kriminale në Austri.

Pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten se kujt do t’i takojnë fëmijët për kujdestari, shqiptari rrëmbeu fëmijët e tij, vajzën (atë kohë) trevjeçare M. dhe djalin pesëvjeçar I. nga Grieskirchen dhe bashkë më ta iku përmes Shqipërisë për në Kosovë.

Gjurmët u zhdukën. Edhe kërkimet e Interpolit atje (v.j. në Kosovë) ishin të pasuksesshme, shkruan oe24.at, përcjell albinfo.

Por hetuesit e LKA të Austrisë së Epërme nuk u dorëzuan. Në vitin 2019 ata rihapën sërish çështjen. Me ndihmën edhe të Ambasadës austriake në Kosovë mblodhën të dhëna për vendndodhjen e babait dhe fëmijëve.

Sh.M., arrestohet në Prizren pas 10 vjetësh.

Gjithçka funksionoi. Në korrik Sh.M. u arrestua në Prizren. Ai tani është në paraburgim dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të transferohet për në Austri. Për shkak të rrëmbimit, pas kthimit në Austri, ai pritet të përballet me deri në tre vjet burgim.

Të dy fëmijët janë nën kujdesin e autoriteteve austriake në Kosovë. Atyre u janë dhënë pasaporta emergjente dhe pritet që shumë shpejt të kthehen në Austrinë e Epërme. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të mund ta takojnë nënën e tyre, A.N.

Dhjetë vjet më parë A.N. kishte fituar të drejtën nga gjykata përkatëse e Grieskirchen për kujdesin ndaj fëmijëve të saj.

Related posts

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Xh M

Grabitet një këmbimore në Çair

Xh M

Arrestimi i policëve kosovarë, Tërnava: Kjo tregon se kush janë serbët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy