Agjencia Zhurnal.mk.

Pas luftimeve intensive, Kirgistani dhe Taxhikistani nuk paraqitën incidente të mëdha gjatë natës

Pas luftimeve intensive të premten, as Kirgistani as Taxhikistani nuk paraqitën incidente të mëdha gjatë natës, që tregon se po i përmbahen marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit, përveç që policia kufitare kirgize kumtoi se një nga fshatrat e tyre ishte granatuar për një kohë të shkurtë.

 

Dy ish-republikat sovjetike u ndeshën në kufijtë e tyre këtë javë, duke u akuzuar mes veti se kanë përdorur tanke, minahedhës, artileri raketore dhe fluturake pa pilot në sulmet ndaj lagjeve kufitare.

Çështjet kufitare në vendet e Azisë qendrore kryesisht datojnë nga epoka sovjetike kur Moska tentoi ta ndajë rajonin mes grupeve, lagjet e të cilave ndodhen mes atyre të grupeve të tjera etnike.

Kirgistani, i cili kumtoi për 24 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, tha se fshati rajonal ishte granatuar me minahedhës për pesë minuta në mëngjesin e së shtunës, pas natës kryesisht të qetë.

Taxhikistani nuk dha deklaratë zyrtare për numrin e viktimave, por burime të sigurisë kumtuan se së paku shtatë persona e humbën jetën të premten. Policia kufitare e Taxhikistanit të premten kumtoi se helikopterët kirgizë dhe fluturaket pa pilot sulmuan disa fshatra të Taxhikistanit.

Shërbimet e sigurisë të Taxhikistanit kumtuan se shefat e sigurisë të të dy vendeve sot do t’i vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e konfliktit.

Related posts

Kina kërcënon me “masa të fuqishme” nëse Pelosi viziton Tajvanin

Xh M

Infektohet një katërvjeçare me linë e majmunëve në Gjermani

Xh M

Asambleja e Përgjithshme e KB-së e pezulloi Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More