Agjencia Zhurnal.mk.

Pas divorcit nga Karl Cook, aktorja Kaley Cuoco thotë se nuk do të martohet më kurrë

Kaley Cuoco ka folur haptazi për anën private pas ndarjes nga Karl Cook – por thotë se nuk ka plan të martohet sërish.

“Unë nuk do të martohem më kurrë”, tha ylli i “Big Bang Theory” në intervistën për “Glamour”.

“Do të doja të kisha një marrëdhënie afatgjatë ose një partner. Por nuk do të martohem më kurrë”, thekson ajo.

Kaley Cuoco (Foto: Glamour)

“Absolutisht jo. Mund ta vendosni fjalë për fjalë në kopertinë”.

Cuoco, 36-vjeçare, paraqiti kërkesë për divorc nga Cook, 31-vjeçar, në Gjykatën e Lartë të Los Angeles në shtator të vitit 2021.

Po atë ditë, të dy konfirmuan se po ndaheshin në një deklaratë të përbashkët për “Page Six”.

Kaley Cuoco dhe Cook (Foto: Getty Images)

“Me gjithë dashurinë dhe respektin e thellë për njëri-tjetrin, ne kemi kuptuar se rrugët tona aktuale na kanë çuar në drejtime të kundërta”, thuhet në deklaratë.

Ish-çifti u martua në qershor të vitit 2018 në San Diego, Kaliforni. Ylli i “Flight Attendant” ishte gjithashtu i martuar më parë me Ryan Sweeting. 

Kaley Cuoco (Foto: Glamour)

Related posts

Gjatë largimit me familjen, vetura e tyre ishte gjuajtur me plumba – Shkurte Fejza rrëfen tragjedinë që përjetoi gjatë luftës

D V

Kanye West ribashkohet me Kim Kardashian, por çfarë po ndodh me Irina Shayk?

D V

Victoria Beckham ka dy fjalë për të gjitha gratë që i frikëson plakja

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More