Agjencia Zhurnal.mk.

Pas akuzave të vazhdueshme të Erdoganit, deputeti ishte arrestuar – por, sot u lirua politikani kurd

Një gjykatë turke ka urdhëruar lirimin e një ish-udhëheqësi të opozitës pro-kurde pasi gjykata më e lartë e vendit vendosi që autoritetet shkelnin të drejtat e tij.

Omer Faruk Gergerlioglu i Partisë Popullore Demokratike pro-Kurde (HDP) u arrestua dhe u burgos në muajin prill pasi iu hoq mandati parlamentar me akuzat e “propagandës terroriste”.

Në protestë për përfundimin e mandatit të tij, Gergelioglu refuzoi të largohej nga parlamenti për disa ditë, ku hëngri dhe fjeti derisa ushtria turke ndërhyri.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi të enjten se të drejtat për të kryer veprimtari politike dhe lirinë e tij personale ishin shkelur, raporton gazeta hurriyet.

Pas këtij vendimi, gjykata e shkallës së parë urdhëroi lirimin e ish-deputetit. I njohur për luftën e tij për të drejtat e njeriut, Gergelioglu, 55 vjeç, gjithmonë ka mohuar akuzat për “propagandë terroriste”.

Ndryshe, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan akuzon rregullisht partinë e tij, HDP se është “fronti politik” i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila po zhvillon një luftë guerile në Turqi dhe të cilën Ankaraja e konsideron “terroriste”.

Qindra deputetë dhe aktivistë të HDP-së janë arrestuar që nga viti 2016, por shtypja në dukje është rritur më tej në muajt e fundit. Një prokuror paraqiti një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur HDP-në dhe çështja është duke u shqyrtuar.

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy