Agjencia Zhurnal.mk.

Pas akuzave për korrupsion, Sebastian Kurz jep dorëheqje nga posti i kancelarit të Austrisë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në deklaratën e tij për shtypin e mbledhur, 35-vjeçari pohoi të shtunën në mbrëmje se akuzat për korrupsion kundër tij ishin të rreme.

Por pasi partneri i koalicionit, përkatësisht të Gjelbrit, u kthyen kundër tij, ai ka vlerësuar se kaosi do të ishte i papërgjegjshëm.

“Kështu që unë dua të lirojë vendin”, ka thënë Kurz.

Ai planifikon të japë dorëheqjen në një përpjekje për të shuar një krizë qeveritare të shkaktuar nga njoftimi i prokurorëve se ai është një objektiv i një hetimi korrupsioni.

Kurz, 35 vjeç, tha se ai ka propozuar që ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg, të jetë zëvendësuesi i tij.

Vetë Kurz planifikon të bëhet kreu i grupit parlamentar të Partisë së tij Popullore Austriake.

Partneri i partisë së tij, të Gjelbrit, tha të premten se Kurz nuk mund të qëndrojë si kancelar dhe kërkoi që partia e tij të emërojë një “person të padiskutueshëm” për ta zëvendësuar atë.

Udhëheqësit e opozitës kishin bërë thirrje që Kurz të largohej dhe planifikuan të paraqisnin një mocion mosbesimi kundër tij në parlament të martën.

Related posts

Mësuesit në Iran kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira të punës

D V

Kremlini nuk e “respekton” çmimin për Navalnyn

D V

Shpërthimi i urës në Krime, Rusia thotë se u vranë tre persona

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More