Agjencia Zhurnal.mk.

Pas 17 vitesh punë në Kuvend, pensionohet sekretari i përgjithshëm Ismet Krasniqi

Pas 17 vitesh punë në Kuvend, është pensionuar sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Para mediave, ai u shpreh falënderues ndaj të gjithë atyre që ka pasur bashkëpunim, transmeton Telegrafi.

“Me gjithë respektin, mirënjohjen që kemi pasur po shkoj me kënaqësi të madhe. Jam falënderues ndaj kryetarit, nënkryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nder dhe kënaqësi, 17 vite të jem krah i deputetëve që kanë pasur nevojë për këshilla të administratës”, tha ai.

Gjithashtu, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca falënderoi Krasniqin për punën e bërë gjatë këtyre viteve. 

Related posts

Ulet konsumimi i bukës, shkak largimet masive të shqiptarëve

Xh M

Procesohet pagesa për ngrohje për familjet në asistencë sociale

Xh M

Maqedonci takohet me homologun kroat, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

D V