Agjencia Zhurnal.mk.

Partitë e vogla ashpërsojnë tonin ndaj Zaevit, taktizim për poste, apo paralajmërim për ndërrim të taborit?

Shkup, 9 nëntor – Taktizim për të fituar poste të reja, ose paralajmërim për kalim në taborrin kundërshtar? Kështu po interpretohen në opinion qëndrimet e disa partive të vogla që janë në kalicion me LSDM-në. Edhe pse në paraqitjet e tyre vazhdimisht shprehin përkrahje për qeverinë e udhëhequr nga LSDM, mgjithatë me çdo ditë të kaluar shtohen edhe tonet e tyre kritike në adresë të kryeministrit Zoran Zaev.

 

Kështu në kohën kur mediumet raportojnë se edhe përfaqësues të faktorit ndërkombëtar bëjnë apel që Zaev ta tërheqë dorëheqjen, deputetja e DOM, Maja Moraçanin sot në një emision në TV Telma, u shpreh se pret dorëheqje përfundimtare nga kryeministri Zaev të cilën e paralajmëroi menjëherë pasi e kuptoi rezultatin zgjedhor në shumicën e komunave të cilat i humbi, informon Zhurnal.

Edhe pse është  e vërtetë se Zaev premtoi dorëheqjen më 31 tetor, megjithtë dorëheqja e tij në këtë moment kur raportet numerike në Kuvend janë 60-60, don të thotë se vështirë mund të formohet qeveri e re dhe se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, gjë që nuk i konvenon LSDM-së dhe pjesës më të madhe të partnerëve të saj të koalicionit. Për këtë arsye, në kohën kur po zhvillohet “luftë” për çdo deputet për të ruajtur qeverinë e tanishme, qëndrimi i Moraçanin vlerësohet si i disfavorshëm, e ndoshta edhe si provokues për shumicën aktuale.

Siç shprehet Moraçanin, Zaev mori përgjegjësi mbi vete dhe paralajmëroi tërheqje ndërsa zvarritja e kësaj sipas saj, nuk është në të mirën e vendit përshkak edhe presionit të opozitës.

“Kryeminsitri Zoran Zaev mori përgjegjësi dhe paralajmëroi se po tërhiqet, ai ishte decid se po jep dorëheqje dhe pres që kjo të ndodhë, e më vonë të realizohet edhe në Kuvend, kështu nuk durohet, nuk ecin proceset dhe ka presion nga opozita dhe kjo nuk është në interes ët shtetit dhe qytetarëve”, tha Moraçanin.

Ajo shprehet se të enjten do të shihet se a ka siguruar 61 nënshkrime opozita në krye me VMRO-DPMNE-në apo ajo ndërsa partia e saj nuk do të mbështesë një gjë të tillë.

“Ne jemi pjesë e shumicës aktuale dhe nuk votojmë për rrëzimin e Qeverisë, Maqedonisë i nevojitet stabilitet, veçanërisht kur ka krizë serioze ekonomike, si dhe procese euroatlantike, qytetarët na zgjedhin që të shkojmë nga zgjedhjet në zgjdhje, kërkojnë të kemi stabilitet dhe nuk konsideroj se zgjedhjet janë zgjidhje”, shtoi ajo.

Sipas saj, pjesmarja e pavarur në zgjedhjet lokale është proces demokratik ndërsa arsyeja është të dilet nga bota bardh e zi e të dy partive.

Para dy ditëve edhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, e përmendi Zaevin si fajtor për situatën që po ndodh tani.

“Nuk është aq lehtë të rrëzohet qeveria, pasoja do të ketë ose përmes dorëheqjes së kryeministrit aktua, ose përmes interpelancës, Mendoj se Zaevi e inicoi gjithë këtë situatë që po ndodh tani. Jam i sigurt që Zoran Zaev dhe LSDMpër këtë do të bartin pasoja. Por, është legjitime e drejta e opozitës të bshkohet dhe të kërkojë dorëheqje, sepse qëllimi kryesor içdo partie politike është të vijë në pushtet”, deklaroi Trajanov. ///Zhurnal.mk

Related posts

Taravari: Nuk kam ikur, shkoj në Turqi i ftuar nga biznesi shqiptaro-turk

D V

ASH-AAA: Ende s’kemi vendim për rezolutën ndaj Bullgarisë

R Zh

Binjakëzohen Stari Gradi dhe Çairi, Çarshia e Vjetër dhe Bash Çarshia më pranë njëra tjetrës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More