Agjencia Zhurnal.mk.

Partitë e koalicionit qeveritar e konfirmuan shumicën e qëndrueshme parlamentare

Shkup, 1 nëntor – Kryeministri Zoran Zaevi sot mbajti takim me përfaqësuesit e të gjitha partive politike që e përbëjnë shumicën parlamentare në Parlament, të cilët i shprehën mbështetje Qeverisë, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

 

“Shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe  përgjegjëse për të ardhmen e shtetit dhe të  popullit”, theksohet në kumtesë, ku shtohet se në takim kanë qenë të gjithë partnerët e shumicës parlamentare.

Në kumtesë theksohet se bashkërisht është konstatuar se Maqedonisë së veriut dhe qytetarëve nuk u duhen zgjedhje  të parakohshme parlamentare dhe se zgjedhje të tilla vetëm do ta fusnin vendin në një krizë politike, ekonomike, shoqërore dhe të sigurisë, por gjithashtu do t’i pengojnë edhe proceset e integrimeve evropiane.

“Partnerët e koalicionit të shumicës parlamentare janë  unanim se Maqedonisë së Veriut i nevojitet Qeveri e cila sjell rezultate me interes të qytetarëve, veçanërisht në kohën e pandemisë dhe krizës së energjisë, me një kurs të veprimi të qartë euroatlantik”, shtohet në kumtesë.

Related posts

Sot “12 Vjet – Zhurnal.mk” – Pa kompromis përveç se me lexuesin besnik

Redaksia

Stevanoviq: Paciente 16 vjeçare me gjendje të rëndë shëndetësore po mjekohet në Klinikën Infektive në Shkup

D V

Ahmeti me porosi për Brukselin e Uashingtonin: Ballkani është Europë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More