Agjencia Zhurnal.mk.

Parlamenti Evropian e shpalli Rusinë shtet i cili e sponsorizon terrorizmin

Parlamenti Evropian sot miratoi Rezolutën me të cilën e shpall Rusinë shtet “sponsor të terrorizmit”, për shkak të luftës kundër Ukrainës dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile të vendit. Eurodeputetët në dokumentin e miratuar theksojnë se sulmet e qëllimshme dhe krimet e kryera nga forcat ruse dhe agjentët e tyre ndaj civilëve në Ukrainë, shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe shkeljet e tjera serioze të të drejtave ndërkombëtare dhe humanitare, përfaqësojnë akt terrorist dhe krime lufte. Në këtë kontekst, Rusia konsiderohet si shtet i cili e sponsorizon terrorizmin dhe shtet që “përdor mjete për terrorizëm”, njoftoi Parlamenti Evropian.

 

Në Rezolutë theksohet se Rusia është përgjegjëse për vrasjet e shumë civilëve në Ukrainë dhe në luftërat e tjera në të cilën ka marrë pjesë, si ato në Çeçeni dhe Siri, si dhe për vrasjet e kundërshtarëve politikë në vend dhe jashtë vendit.

Duke pasur parasysh atë që BE-ja për momentin nuk mundet zyrtarisht të shpallë shtete si sponsore të terrorizmit, Kuvendi kërkon të miratohet kornizë adekuate ligjore. Këtë njëkohësisht e propozon Këshilli që ta shqyrtojë mundësinë për shtimin e Rusisë në listën e tillë të BE-së të shteteve të cilat e sponsorizojnë terrorizmin. Kjo do të shkaktonte masa të fuqishme restriktive kundër Moskës dhe do të kishte pasoja të rëndësishme restriktive për marrëdhëniet e BE-së me Rusinë.

Në ndërkohë, deputetët i bëjnë thirrje Këshillit që ta përfshijë grupin rus “Vagner” dhe njësitin e 141-të special të motorizuar, i njohur si “Kadirovovi”, si dhe grupe të tjera të armatosura, njësite paraushtarake dhe ndërmjetësues të financuar nga Rusia në listën terroriste të BE-së.

Parlamenti kërkon që Bashkimi Evropian në mënyrë shtesë ta izolojë Rusinë në plan ndërkombëtar, që ka të bëjë edhe me anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe trupa siç është Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesit kërkojnë edhe ulje të marrëdhënieve diplomatike me Rusinë dhe minimizimin e kontakteve të BE-së me përfaqësuesit e saj zyrtarë. Ata theksojnë se vendet anëtare të BE-së duhet t’i mbyllin dhe ndalojnë institucionet që kanë lidhje me shtetin rus, të cilët e promovojnë propagandën e Moskës zyrtare në botë.

Rezoluta u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së në Këshill të marrin parasysh përshkallëzimin e akteve terroriste nga Rusia kundër civilëve ukrainas dhe të përfundojnë shpejt punën për pakon e nëntë të sanksioneve kundër Moskës. Eurodeputetët gjithashtu u kërkojnë anëtarëve të BE-së që në mënyrë aktive të parandalojnë, hetojnë dhe ndjekin penalisht çdo shmangie të sanksioneve aktuale dhe bashkë me Komisionin t’i shqyrtojnë masat e mundshme kundër vendeve që përpiqen të ndihmojnë Rusinë të shmangë masat kufizuese të vendosura.

Rezoluta e raportuesit – shtetasit lituanez Andrius Kubilius, ishte pranuar me 494 vota “për”, 58 “kundër” dhe 44 të përmbajtur.

Më parë parlamentet e Lituanisë, Letonisë, Estonisë, Polonisë dhe Dhoma e Poshtme e Parlamentit çek në rezoluta e shpallën Rusinë shtet sponsor të terrorizmit.

Related posts

Bajden paralajmëroi industrinë e naftës

Xh M

Ukraina mohon se ka përparim të rëndësishëm në bisedimet me Rusinë

D V

Zelenskyy e thotë qartë: Vetëm takimi im me Putinin e mbyll luftën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More