Agjencia Zhurnal.mk.

Paralajmëron njohësi i futbollit, shumë klube kosovare do të përfundojnë në gjykatë!

 

Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se cilësia mbetet nën nivelin e dëshiruar, ani pse sivjet klubet tona kanë bërë shpenzime enorme.

Ballkani, Gjilani, Drita, Prishtina e Llapi janë skuadrat që investojnë më së shumti, madje burime të Demokracia.com mësojnë se këto klube vetëm për paga shpenzojnë më shumë sesa 1 milion euro, pa llogaritur shpenzimet shtesë si udhëtimet para ndeshjeve, përgatitjet jashtë vendit, shpenzimet mjekësore, pajisjet sportive etj…

Ajo që habit më së shumti është fakti që derisa në gjithë botën pagat janë reduktuar tek ne ato janë rritu pothuaj 200 përqind dhe duke e parë situatën në vend shumë klube rrezikojnë që këto paga të mos i mbulojnë.

Probleme të tilla ka Feronikeli që e ka të bllokuar merkaton për shkak të borxheve ndaj lojtarëve. Telashe të tilla ka pasur edhe Ballkani, derisa  tashmë Drenica edhe hapur ka deklaruara se ka probleme financiare dhe se sa janë mbrapa me tri paga.

Njohësi i mirë i futbollit tonë, Taulant Dajaku në një bisedë për Demokracia.com, ka thënë se si pasojë e menaxhimit të dobët shumë skuadra do të përfundojnë në gjyq.

“Çështja e pagave të fryera është si rezultat i paaftësisë menaxheriale. Ne dallojmë nga krejt bota që ulë rrogat me 50%, ndërsa klubet tona kanë krijuar gropë shpenzimesh me mbi 200% dhe kjo do i qojë një pjesë të madhe të tyre drejt gjyqeve që do t’ju rrezikojnë edhe falimentimet, disa nga to tashme veç kanë probleme të mëdha”, ka thënë Dajaku.

“Mbi 75 % e ekipeve me kah dy rroga borxhe janë”, ka përfunduar Dajaku.

Të kujtojmë se stinori vjeshtor në futbollin kosovar mbyllet në javën e ardhshme, derisa disa klube  i pret një dimër i ftoftë me shpresë se nuk do të ngrijnë për të mos mundur të dalin në pranverë

Related posts

Koment/ A mund të bëhet Artan Grubi sërish “enterier” në selinë e VMRO-DPMNE-së?

Redaksia

Pse dhe si do të shpërbëhet Maqedonia

Z.H

Vëmendja e shtuar ndaj krimit nga pikëpamja politike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More