Agjencia Zhurnal.mk.

Paralajmëron Britania: Lufta Rusi-Ukrainë mund të vazhdojë për shumë vite

Sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss ka paralajmëruar se konflikti Rusi-Ukrainë mund të vazhdojë per disa vite radhazi.

Në një paraqitje në emisionin “Trevor Phillips” të dielën, Truss ka thënë se ky mund të jetë fillimi i fundit për presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ne thamë përpara se të ndodhte ky pushtim se Vladimir Putin do të bënte një gabim të madh strategjik. Para së gjithash, sepse ukrainasit do të luftonin. Ne po i shohim ata të luftojnë, ne po shohim udhëheqjen jashtëzakonisht të guximshme të Presidentit Zelenskyy, por edhe sepse ata do të goditen nga sanksione të rënda perëndimore”, ka thënë ajo.

Më herët të dielën, mediat e huaja raportuan se Putin është shumë i nervozuar pasi plani i tij nuk eci ashtu siç e mendonte ai.

Ushtria ukrainase deri më tani ka treguar një rezistencë të fuqishme duke vrarë me mijëra ushtarë rusë.

Numri i viktimave nga lufta në Ukrainë ka shkuar në 200, sipas raporteve të fundit zyrtare.

Related posts

Kryeministri malajzian vlerëson bashkëpunimin me vendin e madh aziatik

Xh M

Vdekja e Alexei Navalny, organizata: Zyrtarët e burgut rus i lidhën duar e këmbë dhe e torturuan

Xh M

Guterres: Këshilli i Sigurimit ka dështuar t’i përgjigjet konfliktit në Gaza

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy