Agjencia Zhurnal.mk.

Paralajmërohen aksione të tjera konfiskimi të pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave

Në orën 05:00 e mëngjesit të së shtunës, Dogana e Kosovës bashkë me Policinë, zbatuan një aksion në komunën e Leposaviqit. 

 

Dogana kishte arritur lokalizimin e objektit ku ishin vendosur 272 softuerë për krijimin e kripto-valutave.

Aksioni është ndërmarrë pasi dogana kishte informacione se këto aparate ishin të kontrabanduara dhe në kundërshtim me vendimi e fundit të qeverisë për asgjësimin e pajisjeve të tilla që shpenzojnë sasi enorme të energjisë elektrike.

“I kishim siguru informatat se në atë lokacion ka paisje që janë futur ilegalisht, ne si doganë i konsiderojmë ato paisje të kontrabanduara, pastaj kemi kërkuar asistencë nga Policia që të shkojmë bashkë bastisje apo në kontrollë të atij lokacioni dhe e kemi vërejtur se ato janë paisje në kundërshtim me ligjin e marrë nga Qeveria e Kosovës“, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës për RTK.

Policia arrestoi një person ndërkaq ndërhyrje të tilla në luftimin e kontrabandës dhe aparateve të tilla të kripto-valutave, paralajmërohen edhe në ditët në vijim.

“Ne kemi konfiskuar të gjitho ato paisje të cilat kanë qenë 272 dhe i kemi dërgu në bodrumet e doganës dhe personat përgjegjës janë arrestuar dhe kanë filluar procedurat e mëtejshmë ndaj tyre, aksione të tilla do të vazhdojnë në gjithë Kosovën, ku vërehet që ka paisje të importuara të kontrabanduara”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se pajisjet janë konfiskuar në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit dhe se aksioni u realizua pa incidente.

Pajisjet për prodhimin e kripto-valutave ishin vendosur në një stallë bagëtish kurse vlera e tyre ende nuk dihet, pasi vlerësimi i tyre pritet të bëhet në ditët në vazhdim.

Related posts

Kosova pritet të hiqet nga lista e “vendeve të sigurta” të BE-së

D V

Yll Buleshkaj zgjidhet drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion

D V

Gjukanoviq: Vuçiq do ta donte Kosovën pa shqiptarë, sikurse Malin e Zi pa malazezë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More