Agjencia Zhurnal.mk.

Paradite mot me diell, pasdite reshje të rrëmbyeshme lokale

Shkup, 2 korrik – Moti në mëngjes do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verilindor. Pasdite pritet paqednrueshmëri me reshje lokale, bubullima dhe erë të fortë, ndërsa në disa vende kushte për paraqitje të motit të ligë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijë në 30 deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare verilindore. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së, periudha e motit shumë të nxehtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me temperatura ditore mbi 30 gradë Celsius. Për shkak të lagështisë së shtuar në atmosferë do të ndihet se temperatura e ajrit do të jetë më e lartë për 1 deri në 2 gradë Celsius.

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy