Agjencia Zhurnal.mk.

Paraburgimit prej 30 ditësh për 5 kamarierët që falsifikuan para në Prizren

Të dyshuarit janë arrestuar dy ditë më parë nga Policia e Kosovës, të cilët kanë kryer edhe bastisje ku janë mbledhur prova të mjaftueshme materiale që dëshmojnë veprimtarinë e të arrestuarve, shkruan lajmi.net.

 

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., dyshohet se gjatë muajit tetor deri në fillim të muajit nëntor të këtij viti, i ka shitur të pandehurit T.P., 1 mijë e 250 euro (të gjitha në monedha metalike nga 2 euro të falsifikuara), me qëllim që ky i fundit t’i vë në qarkullim si të vërteta. I pandehuri T.P., pranon t’i blejë paratë e falsifikuara me çmim prej 900 eurove.

Të pandehurit T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., gjatë kohës së lartëcekur kanë vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta përmes pagesave që kanë kryer në cilësinë e punëtorëve si kamarierë në njërën prej kafeneve në Prizren.

Njoftimi i plotë nga Gjykata:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj pesë (5) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale falsifikimi i parasë

Prizren, 04 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 02.12.2021, ndaj të pandehurve:

B.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikimi i parasë nga neni 296 par. 2 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës ës Kosovës

T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të falsifikimit të parasë nga neni 296 par. 2 lodhur me par. 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– I pandehuri B.B., gjatë muajit Tetor deri në fillim të muajit Nëntor të vitit 2021, në kohë të pavërtetuar në Prizren është vërtetuar se i njëjti me dashje posedon para të falsifikuara me qëllim të vënies në qarkullim të tyre si të vërteta, në atë mënyrë që përgjatë periudhës së lartpërmendur i shet të pandehurit T.P., 1,250.00 € (Njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro) të gjitha në monedha

metalike nga 2 € (dy euro), me qëllim që ky i fundit t’i vë të njëjtat në qarkullim si të vërteta, me ç ’rast i pandehuri T.P., pajtohet që t’i blejë të njëjtat për shumën e parave prej 900.00 € (Nëntëqind euro)

Ndërsa, të pandehurit: T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., gjatë periudhës së muajit Tetor deri në fillim të muajit Nëntor të vitit 2021, në intervale të ndryshme kohore, me dashje dhe në bashkëkryerje është vërtetuar se kanë vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, në atë mënyrë që në cilësinë e punëtorëve si kamarierë në njërin prej lokaleve të gastronomisë në Prizren, paratë e falsifikuara të cilat i pandehuri T.P., i kishte siguruar nga i pandehuri B.B., në intervale të ndryshme kohore i pandehuri T.P., ia dorëzon kolegëve të tij – këtu të pandehurve: V.Z., L.E., dhe A.P., me qëllim që të njëjtit t’i vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, ashtu që në mënyra periodike marrin nga 100 € të falsifikuara – të gjitha në monedha metalike nga 2 € dhe të njëjtat i vënë në qarkullim si të vërteta në drejtim të klientëve të ndryshëm.

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale e cila është e natyrës së rëndë, dënimit i cili parashikohet për këtë vepër penale të pandehurit mund të ikin apo të fshihen në ndonjë vend të panjohur për organet e ndjekjes penale me qëllim të ti shmangen përgjegjësisë penale, me ç ‘rast do të pengonin zhvillimin e suksesshëm dhe përfundimin e kësaj procedure penale

Caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale si dhe parandalimit të përsëritjes së ndonjë vepre tjetër penale apo edhe ikjes ose fshehjes së të pandehurve dhe zhvillimin normal të hetimeve.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Related posts

Kosovë/ Kuvendi nesër do të mbajë seancën e rradhës

N E

Bislimi: Ideja për arkiva të UÇK-së është artificiale, nuk e përjashtojmë mundësinë që Serbia t’i ketë shkatërruar arkivat

D V

Pacolli e pyet Kurtin: Pse nuk po i zbulon pikturat e bukura në hollin e Kuvendit?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More