Agjencia Zhurnal.mk.

Paraburgim për policët dhe doganierët që u arrestuan për trafikim me drogë

Shkup, 21 dhjetor – Paraburgim prej 30 ditëve iu caktua policëve dhe doganierëve që u arrestuan për trafikim për drogë.

 

“Duke vepruar me propozim të PTHP-së, para gjykatësit në procedurë paraprake sot u sollën 9 persona të dyshuar, për veprën penale trafikim dhe drogë”, thonë nga Gjykata Penale.

Ata shtojnë se gjykatësi në procedurë paraprake u caktoi paraburgim prej 30 ditëve, ndërsa njërit i caktoi paraburgim prej tetë ditëve.

Sipas vendimeve për caktimin e masës së paraburgimit, gjykata mendon se janë përmbushur kushtet për shkak të se të dyshuarit mund të arratisen ose të ndikojnë te dëshmitarët për ta penguar hetimin.

Related posts

Aksident në rrugën Shkup-Kumanovë, ka të lënduar

D V

Do të rishikohet mundësia që shtetasit e Maqedonisë të mund të bëjnë test edhe në kufi gjatë hyrjes

Redaksia

Në Shkup janë shqiptuar 184 sanksione, 39 për ngasje të shpejtë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More