Prokuroria Publike Themelore Gjevgjeli, duke vepruar mbi kallëzimin penal të Drejtorisë Doganore, solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi nga Shkupi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “kontrabandim”.
Siç informoi Prokuroria Publike, i dyshuari më 16 dhjetor 2022 duke iu shmangur kontrollit doganor përmes linjës doganore në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, me autobusë me targa turke, ka transportuar mall të përmasave më të mëdha, në shumë të përgjithshme prej 23.286.120 denarësh.
Gjatë një kontrolli të detajuar të autobusit, në anën e majtë të motorit në një bunker të bërë special janë gjetur 11.960 gramë stoli ari 14 karatësh, të paketuar në 23 paketime, të cilat i dyshuari nuk i ka paraqitur tek punëtorët doganorë, si edhe mjete devizore – 262.500 dollarë amerikanë dhe 154.000 euro në bankënota të ndryshme të paketuara në 16 paketime.
Për shkak të ekzistimit të rrezikut i dyshuari të arratiset, i është përcaktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.