Agjencia Zhurnal.mk.

Paraburgim për dy shtetas bullgar, mashtruan një banore të Shkupit për 8000 euro

Shkup, 16 shtator – Shtetas bullgarë dyshohen për mashtrim dhe për ta është kërkuar paraburgim. Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të cilët përmes bisedës telefonike kanë mashtruar një banore të Aerodromit nga e cila dy herë kanë marrë 8.000 euro.

 

“Duke përdorë mashtrime dhe duke paraqitur fakte të rreme, të dyshuarit e kanë shtyrë të dëmtuarën që herën e parë t’i japë 5.100 euro, ndërsa më pas 2.900 euro të tjera, informon sot Prokuroria Publike e Shtetit.

Duke marrë parasysh që të dyshuarit janë shtetas të huaj pa qëndrim të rregulluar në vend dhe ekziston rreziku i lartë për arratisje, prokurori publik deri te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Related posts

Pesë të arrestuar për dhunë në familje brenda 24 orëve në Kosovë

D V

Taravari: Akuzat e Antikorrupsionerit të pabaza dhe me diktat nga pushteti LSDM-BDI

Z.H

Në “Tabanoc” kamionët kalojnë për më pak se 30 minuta

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More