Agjencia Zhurnal.mk.

Para se të shkojë te Rama, Taravari në Prishtinë do takojë Osmanin, Kurtin, Abdixhikun dhe Krasniqin

Shkup, 9 Janar – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari të martën do të qëndrojë në Kosovë ku do të takojë krerët shtetëror dhe liderët e partive politike.

Taravari në Prishtinë do të pritet nga Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi, mëson ekskluzivisht TV21.

Takimet i kanë konfirmuar nga kabineti i Taravarit prej ku thonë se do të bisedohet kryesisht për zhvillimet e fundit politike dhe rajonale, si dhe temat me interes të përbashkët.

Pas vizitës në Prishtinë, Taravari do të udhëtojë për në Tiranë ku do të takojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të darkës që ka organizuar për liderët e partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy