Agjencia Zhurnal.mk.

Para samitit/ Vuçiç ecejake në pritje të Ramës e Dimitrov, ja momenti kur shtrëngojnë duart

Beograd , 4 nëntor –  Këto janë momentet para samitit të “Open Balkan” që po mbahet në Beograd, takimi i gjashtë i kësaj nisme rajonale.

 

Në pamjet e siguruara nga gazetarja Marsela Karapanço, shihet se presidenti serb Aleksandar Vuçiç pret dy liderët e tjerë, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov. Më pas mbërrin Dimitrov e më tej Rama, teksa tre liderët shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin.

Nisma vijon të mbështetet vetëm nga tre vende të Ballkanit, teksa Kosova mungoi dhe në takimin e gjashtë.

Në një prononcim ekskluziv për News24 ditën e djeshme, zyra e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti deklaroi se nuk ka pasur një ftesë zyrtare për Kosovën duke përsëritur dhe qëndrimin se nuk e “i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ apo Open Balkan është nismë pa vizion për rajonin”.

Related posts

Nuk ka marrëveshje / Gashi: Do të diskutojmë në organet e partisë nëse do të jemi pjesë e Qeverisë

Redaksia

Bomgartner: Franca dëshiron fillimin e menjëhershëm të negociatave

Z H

Pacienti ndezi cigare në dhomën me oksigjen, parandalohet tragjedia në Klinikën në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More