Agjencia Zhurnal.mk.

Paqartësi për përdorimin e gjuhëve, a e shkeli Kushtetutën Xhaferi në Parlamentin Evropian?

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

 

Shkup, 1 korrik – Ligji për përdorimin e gjuhëve, është shëndrruar në një çështje mjaft të ndjeshme në vend, edhe përkundër faktit se është ndërhyrë disa herë për ta rregulluar atë, por ajo vazhdon që të mbetet e paqartë dhe i pa artikuluar mirë, e që e tërë kjo ka ndikuar që e drejta për përdorimin e gjuhëve të interpretohet në mënyra të ndryshme duke shkaktuar konfuzion dhe dështim të zbatimit të saj, e në të nejtën kohë ka shkaktuar edhe ngritje të tensioneve etnike në vend.

Maqedonia e Veriut e dalur nga sistemi komunist ka bërë disa herë ndryshime kushtetuese, me qëllim përshtatjen me rrethanat dhe sfidat e saj që po paraqiteshin në sistemin e ri demokratik, por që këto ndryshime nuk kanë prodhuar një pozitiv, pasi në pjesën më të madhe këto ndryshime kanë lënë zbrazëtira për interpretime të ndryshe e që jo pak herë kanë krijuar konfuzion dhe tensione, shkruan Zhurnal.

Ndryshimet kushtetuese që u imponuan si rezultat i Konfliktit të vitit 2001, rezulultuan me ndryshimet e amendamentet IV, V, VI, VII, VIII, IX, X, XI, XII, XIII, XIV, XV, XVI, XVII dhe XVIII të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë të cilat i miratoi Kuvendi në seancën e mbajtur më 16 nëntor të vitit 2001. Amandamenti V është ai që ka të bëjë me përdorimin e gjuhëve, e që edhe pas miratimit të saj është ndërhyrë me ligje për rregullimin dhe plotësimin e saj, por që e nejta nuk është definuar saktë dhe qartë, e që është lënë hapërisë për intepretime të ndryshme.

Paragafi I dhe II i Amandamenti të Pestë i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut thotë se:

I. Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.

II. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç  shtë përcaktuar me këtë nen.

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut që u mirtua në viit 2018 thekson në Nenin I se:

  1. Ne Në tërë territorin në Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.
  2.  Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj.

Ajo që bie në sy në paragrafin I dhe II të amandamentit V dhe në ligjin për përdorimin e gjuhëve në nenin 1 dhe paragrafin I dhe II është fakti se deri sa në dy rastet definohet saktë dhe qartë përdorimi i gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj brenda vendit dhe në arenën  ndërkombëtarë, e njeta gjë nuk ndodh edhe me gjuhën shqipe, pasi ajo nuk definohet saktë dhe qartë dhe e tërë kjo  po krijon hapësirë për intepretme të formave të ndryshme, ku secila palë në bazë të interesave të saj politike po e përdorë atë, e që e tërë kjo ka shkaktuar amulli të madhe në zbatimin e kushtetuës dhe ligjeve që kanë të bëjnë me përdorimin e saj, shkruan Zhurnal.

Kjo paqartësi ka shkaktuar edhe dështim të implementimit të saj, ku gjuha shqipe sot shumë pak përdoret në institucionet shtetërore, pasi disa nga këto të fundit po refuzojnë zbatimin e saj duke shfrytëzuar hapësirat që ka ligji, e që e tërë kjo po ju kushton qytetarëve shqiptar në vend, të cilët po ndjehen të neglizhuar dhe të diskriminuar nga institucionet shtetërore.

Ajo që duhet të bëjnë partitë politike në vend, me theks të veçantë ato shqipptare  është që të kërkojnë formulim adekuat të ligjit për përdorimin e  gjuhëve, dhe për ti shmangur hapësirat për interpretime, pasi e njejta po shfrytëzohet nga shumë institucione për të shmangur përdorimin e saj.//Zhurnal.mk

Related posts

Ky është moti për sot

Z.H

KPMD inicoi procedurë për mbrojtje nga diskriminimi për grupin religjioz “Lev Tahor”

Z.H

Kryetari i Butelit Velimir Smilevski inspekton prej së afërmi punimet intensive në Luboten

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More