Agjencia Zhurnal.mk.

Papa i lutet Putinit të ndalë vdekjet, Zelenskit i kërkon të negociojë për paqe

Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndalë “këtë spirale të dhunës dhe vdekjes” duke iu referuar luftës në Ukrainë.

 

Deklaratat e Papës të bëra më 2 tetor gjatë lutjeve publike në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, janë disa prej deklaratave më të forta që ai ka bërë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

“Apeli im i drejtohet fillimisht presidentit të Federatës Ruse, duke iu lutur atij që të ndalë – për hir të popullit të tij – këtë spirale të dhunës dhe vdekjes”, tha Françesku.

“Në anën tjetër, i pikëlluar nga vuajtjet e mëdha të popullit ukrainas pas agresionit, i drejtohem me një apel presidentit të Ukrainës që të jetë i hapur për propozime serioze të paqes”, shtoi Papa.

Related posts

Zbulohet një gjen që dyfishon rrezikun nga koronavirusi

D V

Zhvillimi i gjelber kerkon uljen e lëshimit të dioksidit të karbonit

Z.H

Pas kontestit pothuajse 50-vjeçar, kanadaja dhe Danimarka e ndanë një ishull të vogël arktik

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More