Agjencia Zhurnal.mk.

Papa Françesku në Bahrejn bëri thirrje të mos shkelen të drejtat e njeriut të shiitëve

Papa Françesku, i cili sot udhëton për vizitë në Bahrejn, bëri thirrje të mos shkelen të drejtat e njeriut, transmetuan mediumet franceze.

 

Vlerësimin Ati i shenjtë e dha lidhur me pohimet e organizatave joqeveritare se në Bahrejn ithtarët e islamit shiit u nënshtrohen llojeve të ndryshme të diskriminimit.

“Respekti, toleranca dhe liria fetare, të cilët janë proklamuar në kushtetutën e Bahrejnit, duhet të vazhdojnë të ekzistojnë edhe në praktikë, në mënyrë që të bëhet e qartë se nuk do të ketë diskriminim, se nuk do të shkelen të drejtat themelore të njeriut dhe se mosrespektimi i tyre do të inkurajohet”, theksoi papa në fjalimin e pallatit “As Sahir” në Ajali, ku morën pjesë përfaqësues të pushteteve, shoqërisë qytetare dhe korit diplomatik.

Mediumet britanike transmetojnë se papa në Bahrejn u deklarua kundër dënimit me vdekje.

Në ngjarjen e njejtë fjalim mbajti edhe mbreti Hamad bin Isa Al Kalifa nga Bahrejni.

“Bahrejni e mbron lirinë e të gjitha religjioneve dhe të drejtën e besimtarëve për t’i kryer ritualet e tyre në vende të caktuara për shërbesa fetare”, tha mbreti.

“Bahrejni është kundër diskriminimit në baza fetare”, ishte kategorik monarku.

Nga Pranvera arabe, Bahrejni rregullisht është akuzuar nga organizatat joqeveritare dhe institucionet ndërkombëtare për represion të ashpër ndaj jobashkëmendimtarëve politik, posaçërisht ata nga komuniteti shiit.

Anëtarët e dinastisë në pushtet në Bahrejn janë pjesëtarë të komunitetit sunit. 

Related posts

Algjeri/ 65 të vdekur si pasojë e zjarreve

Redaksia

Gjermania nis “Javën e vaksinimit”

N E

‘Ata qëlluan gruan time’: Burri afgan rrëfen sesi familja e tij u përpoq të ikte

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More