Agjencia Zhurnal.mk.

Papa Françesku: Mos i gjykoni të varfrit, ndihmojini

Në meshën e së dielës (14 nëntor) në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku morën pjesë 2.000 njerëz të varfër, Papa Françesku bëri apel kundër asaj që ai e quajti “indiferencë në rritje” ndaj të varfërve.

 

Papa Françesku dënoi shoqëritë të cilat, sipas tij, tregojnë indiferencë ndaj të varfërve, shpesh duke i gjykuar, në vend që t’i ndihmojnë.

Papa Françesku, që nga zgjedhja e tij më 2013, ka bërë thirrje në vazhdimësi për të treguar vëmendje ndaj grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, përfshirë të varfrit.

Kisha Katolike ia kushtoi këtë ditë të varfërve të botës.

“Ne jemi pjesë e një historie të shënuar nga mundimet, dhuna, vuajtjet dhe padrejtësitë. Ne po presim një çlirim që duket se nuk do të arrijë kurrë”, tha Papa Françesku.

Papa tha se të varfrit janë “viktima të padrejtësive dhe pabarazisë së shoqërive që nuk i shikojnë ata dhe në mënyrë të paskrupullt i braktisin në fatin e tyre”.

Papa nuk përmendi në mënyrë specifike ndikimin e ndryshimeve klimatike tek të varfërit, të cilët mund të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të thatësirave dhe përmbytjeve.

“Nëse shpresa jonë nuk shndërrohet në vendime dhe veprime konkrete të solidaritetit dhe kujdesit për shtëpinë tonë të përbashkët, vuajtjet e të varfërve nuk do të lehtësohen”, tha Papa Françesku.

Ai i inkurajoi njerëzit të përmirësojn botën duke “ndarë bukën me të uriturit dhe duke punuar për drejtësinë”.

Related posts

SHBA dhe Meksika synojnë të ripërtërijnë luftën kundër karteleve të drogës

N E

Kongresistët kërkojnë që SHBA-ja të mos e njoh Vladimir Putinin si president pas vitit 2024

D V

Izraeli heq gati të gjitha kufizimet nga koronavirusi

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More