Agjencia Zhurnal.mk.

Papa e dënoi luftën dhe bëri thirrje për paqe

Papa Françesku i porositi përfaqësuesit ortodoks rus dhe liderët e tjerë fetarë se feja asnjëherë nuk guxon të përdoret që të arsyetohet “e keqja” të cilën e sjell lufta.

 

Gjatë meshës së hapur në Kazakistan ai pyeti “sa të vdekur do të duhen që paqja” të mbizotërojë.

Papa e bëri thirrjen gjatë ditës së tij të parë në Kazakistan, ku e hapi konferencën botërore ndërfetare dhe iu drejtua bashkësisë së vogël katolike në vendin me shumicë myslimane. Midis imamëve, patriarkëve, rabinëve dhe myftinjve të pranishëm ishte mitropoliti Antonij, përgjegjës për çështjet e jashtme në Kishën Ortodokse Ruse, për të cilin agjencitë shkruajnë se mbështeti fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës. Kreu i KOR, patriarku Kirill, duhej të merrte pjesë në konferencë, por anuloi pjesëmarrjen e tij muajin e kaluar.

Kirili e mbështeti intervenimin rus mbi bazën shpirtërore dhe ideologjike, duke e quajtur luftë “metafizike” kundër Perëndimit. Ai i bekoi ushtarët rusë të cilët shkojnë në luftë dhe foli për idenë se rusët dhe ukrainasit janë një popull.

Papa Françesku nuk i përmendi Rusinë ose Ukrainën në fjalimin e tij në konferencën në Kazakistan, por insistoi në atë se krerët fetarë duhet të ndërmarrin lidership në promovimin e kulturës së paqes, duke theksuar se do të ishte hipokrizi që të pritet nga jobesimtarët të promovojnë paqe nëse krerët fetarë nuk e bëjnë këtë.

Papa Françesku ju bëri thirrje të gjithëve që të përkushtohen në kontestet përmes dialogut dhe bisedimeve, e jo duke përdoruar armët.

“Asnjëherë nuk e arsyetojmë dhunën”, tha Papa.

Related posts

Rusia thotë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Evropës

D V

Gazetari dhe regjisori amerikan i vrarë në Ukrainë kishte punuar për “TIME”

D V

500 policë mësyjnë zyrat e gazetës opozitare në Hong Kong, arrestojnë drejtuesit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More