Agjencia Zhurnal.mk.

Pankarta provokuese në Bllagoevgrad: “Maqedonia është bullgare”

Bllagoevgrad, 30 Tetor – Janë vendosur pankarta provokuese në hyrje të Blagoevgradit ku shkruhet se “Maqedonia është bullgare”.

 

‘Bllagoevgradi është i gatshëm të mirëpresë Hristijan Mickoskin. Ju ftojmë sot në protestë kundër provokimeve të maqedonizmit në Pirin Maqedoni”, ka postuar në profilin e tij në Facebook, presidenti i VMRO-së Angel Xhambaski.

Të shpalosim flamurin bullgar në orën 11:00 në monumentin Goce Dellçev për të kundërshtuar antibullgarizmin e marionetave serbe nga Shkupi. Interesi ynë kombëtar duhet të mbrohet, prandaj detyra kryesore e çdo bullgari të vërtetë duhet të jetë me ne sot në Blagoevgrad. Së bashku duhet të mbrojmë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë!”, shton ai.

VMRO për sot ka paralajmëruar protestë kundër hapjes së qendrës kulturore maqedonase, por sipas njoftimeve ajo nuk do të mbahet në klubin “Nikola Vaptsarov”, por në një vend tjetër në Bllagoevgrad.

Related posts

Kuvendi miratoi rendin e ditës nga seanca e 47-të në të cilën janë propozim-ligjet për TVSH-në dhe për akcizat

Redaksia

Më 10, 11 dhe 12 janar në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit

Redaksia

Weber: Maqedonia nuk është e bllokuar nga Bullgaria, por nga Franca

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More