Agjencia Zhurnal.mk.

Paneli KKBE-MK: Korrupsion ka në të gjitha poret e shoqërisë, nevojitet zhvillim i vetëdijes te secili individ

Shkup, 13 dhjetor – Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut në masë të madhe varet nga zbatimi i reformave nga fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, të cilat janë kyçe për garantimin e aderimit në BE. Korrupsion ka në të gjitha poret e shoqërisë, kurse lufta kundër saj nuk varet vetëm nga sjellja e ligjeve të reja dhe ndryshimit të tyre…kanë qenë disa nga konkluzat e panelistëve në në fjalimin në Sesionin e gjashtë plenar të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian (KKBE)-MK me temë “Konventa kombëtare për Bashkimin Evropian: Vlerat themelore shoqërore për ardhmërinë evropiane”.

“Qëllimi i deklaratës së Selanikut nga viti 2003 për perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor edhe pas 20 viteve është e njëjtë. Detyra jonë është të sigurojmë reforma të vazhdueshme, siguri, stabilitet, drejtësi, demokraci, kurse detyra jonë është që vlerat evropiane t’i pasqyrojmë në shoqëritë tona me çka do i përmirësojmë kushtet për jetë, punën dhe progresin e qytetarëve tanë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Spasovski tha se rruga evropiane e Ballkanit Perëndimor është padyshim në krye të agjendës së secilit prej nesh, sepse qytetarët prijnë të jetojnë në vende që janë të begata dhe të barabarta ku qeverisja e drejtë është e fuqishme, kurse korrupsioni është në nivelin më të vogël të mundshëm.

“Pikërisht qeverisja e drejtë është një prej segmenteve kyçe që garanton integrim në BE dhe në atë drejtim MPB-ja gjatë 20 viteve të kaluara  zbatoi një sërë procesesh reformash të mbështetura nga partnerët tanë në BE. Punojmë së bashku drejt arritjes së qëllimeve të përcaktuara në fushat e qeverisjes së të drejtës përmes luftës së përforcuar kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar.

Jemi të vetëdijshëm se për reformat e mëdha me të cilat vendi ynë po ecën përpara, nevojitet përfshirja e të gjithëve, shtoi ai, pikërisht në këtë mënyrë çdokush nga palët e interesuara në proces e ndjen si të veten dhe me të gjitha forcat përpiqet ti realizojë.

Theksoi se reformat të cilat janë ndërmarrë garantojnë stabilitetin dhe sigurinë, si dhe prosperitetin dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve tanë edhe në vend, megjithatë edhe më gjerë në Evropë. 

“Ne u përballëm me sukses edhe sfidën e imponuar nga fluksi masiv i emigrantëve. Dëshiroj të theksoj se nga këndvështrimi i sotëm po e vë theksin në realizimin e aktiviteteve energjike për të shtypur ato rrjete kriminale që janë pjesë e kontrabandimit të emigrantëve”, tha Spasovski.

Shtoi se nuk ndalen aktivitetet edhe në pjesën e sigurisë dhe garantimit të gjitha segmenteve nga aspekti i sundimit të së drejtës, eliminimi i kërcënimeve hibride, terrorizmit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar.

Zëvendës ministrja e drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq, theksoi se të gjitha rekomandimet nga BE-ja për punën e organeve të caktuara dhe për luftën kundër korrupsionit janë të mirëseardhura.

“Kritikat do i pranojmë, do i korrigjojmë punët dhe do të marrim gjithçka që na nevojitet për të përmirësuar. Rekomandimet që na janë dhënë për shumë çështje specifike dhe tani për Strategjinë e drejtësisë do të inkorporohen dhe zbatohen në disa norma ligjore”, tha Avramovska-Madiq.

Në lidhje me korrupsionin, tha Madiq, gjithmonë vërejmë se duhet të ndalojmë së përgjithësuari gjërat dhe individualizimin e korrupsionit.

“Korrupsioni, po, ekziston, por jo vetëm në organet e drejtësisë, ekziston në shumë institucione, në pore shumë më të thella, madje edhe tek zyrtarë të caktuar, por lufta kundër tij nuk mund të jetë vetëm duke sjellë norma të reja ligjore dhe zbatimin e tyre, por edhe duke rritur ndërgjegjësimin e secilit qytetar që dëshiron ta shohë vendin e tij duke shkuar drejt BE-së”, tha Avramovska-Madiq.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend, Arbër Ademi, paraprakisht në fjalën e tij në hapje të s, tha se tani jemi në kohë të vështira që e kanë zgjuar Evropën dhe e kanë ndihmuar të kuptojë se ka nevojë për unitet më të madh brenda saj.

“Si rezultat i këtyre ngjarjeve ndjehet energji e re në procesin e zgjerimit të BE-së dhe në përgjithësi në politikën e Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i BE-së gjithmonë ka pasur aspekt meritokratik dhe gjeopolitik dhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Unionit ishte mbushur me sfida jashtëzakonisht të vështira, por asnjëherë nuk ka munguar qartësia strategjike rreth prioritetit tonë parësor të politikës së jashtme”, tha Ademi.

Theksoi se javën e kaluar ka përfunduar me sukses skriningu, kurse faza tjetër është dorëzuar në dokumentet kyçe të cilat  janë një detyrim që rrjedh nga Korniza negociuese për aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE – udhërrëfyesi për sundimin e ligjit dhe udhërrëfyesi për reformën e administratës publike.

Ambasadori i Sllovakisë në vend Henrik Markush tha se për Sllovakinë, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është prioritet dhe atë, siç tha, është shkaku kryesorë për mbështetjen e tyre të Konventës kombëtare, sepse ajo mbledh të gjitha palët e interesuar në shoqëri.

Pjer Virxhilio Dastoli, kryetar i Lëvizjes Evropiane në Itali dhe këshilltar në Komisionin Evropian tha se dy ditët e ardhshme janë veçanërisht të rëndësishme, sepse do të diskutohet edhe për zgjerimin.

“Ne si lëvizje evropiane mendojmë se çështja e zgjerimit duhet të shikohet në situatat ku duhet tu përgjigjemi nevojave të qytetarëve”, tha Dastoli. 

Related posts

Manoleva: Rritet interesimi për vaksina kundër kollës së mirë

D V

Mijallkov lirohet nga akuzat në rastin “Thesari”, në gjykimin e parë u dënua me tetë vite burg

D V

Spasovski dhe Kovaçevski do të marrin apanazh prej 2.500 eurove në muaj gjatë gjithë vitit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy