Agjencia Zhurnal.mk.

Panel diskutim “Sfidat e industrisë së tekstilit para dhe pas krizës me KOVID-19”

Shkup, 6 korrik – Në hapësirat e QKR-së në Shkup sot do të mbahet ngjarja përfundimtare “Industria në krizë: Sfidat e industrisë së tekstilit para dhe pas krizës me KOVID-19”

 

Në panel diskutimin “Efektet socio-ekonomike nga KOVID-19 në industrinë e tesktilit” fjalim hyrës, siç është paralajmëruar, do të kenë Viktor Mitevski, kryetar i Shoqatës për kërkime dhe analiza – ZMAI dhe Dançe Danilovska Bajdevska, drejtore e organizatës Sundimi i së drejtës dhe menaxhimi i mirë.

Siç paralajmëruan nga Shoqata për kërkime dhe analiza -ZMAI, hulumtuesi i saj, Viktor Stojkovski do ta prezantojë studimin “Efektet nga Kovid-19 në industrinë e tekstilit”.

Në panel diskutimin “Industria në krizë: Sfidat e industrisë së tekstilit para dhe pas krizës me KOVID-19” do të flasin Jovana Trençevska, drejtore e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Lupço Radovski, kryetar i Sindikatës së Industrisë së Tekstilit, Lëkurës dhe Këpucëve, Mariana Perkovska, kryetare e Klasterit të tekstili dhe Kristina Ampeva, drejtore ekzekutive e Shoqatës “Glasen Tekstilec”.

Related posts

Stratum: LSDM para VMRO-DPMNE-së, BDI gati barazohet me koalicionin ASH-AAA

D V

Ka filluar ndërtimi i sistemit të ngrohjes në Manastir, Mogillë dhe Novaci

D V

Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë pa shtyrje, vendimet e fundit e minojnë kredibilitetin e BE-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More