Agjencia Zhurnal.mk.

Panel diskutim për luftën kundër trafikimit me njerëz në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 30 nëntor – Lufta kundër trafikimit me njerëz në Maqedoninë e Veriut – Parandalimi, Përndjekja, Mbrojta dhe Partneriteti” është tema e panel diskutimit të sotëm, në të cilin, përfaqësues qeveritarë dhe partnerë nacionalë e ndërkombëtarë do të ndajnë informacione për luftën kundër trafikimit me njerëz në vend.

 

Në ngjarje, e cila organizohet nga Ambasada e Suedisë dhe Francës dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, partnerët nacionalë dhe ndërkombëtarë do të kenë mundësi të diskutojnë për gjendjen momentale dhe arritjet, për sfidat, të propozojnë rekomandime dhe ta vërtetojnë dhe përforcojnë bashkëpunimin në përpjekjet e tyre që ta shtypin dhe çrrënjosin trafikimin me njerëz.

Sipas organizatorëve, folësit kryesorë në ngjarje do të jenë ambasadorja speciale për luftë kundër trafikimit me njerëz në Ministrinë suedeze të Punëve të Jashtme, Ana Eksted, ambasadori për luftë kundër kërcënimeve transnacionale kriminale në Ministrinë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zhan-Klod Brune, zëvendës-shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Xhef Goldshtajn dhe zëvendës-koordinatori nacional i Komisionit kombëtar për luftë kundër trafikimit me njerëz dhe emigracion ilegal, Svetllana Vllahoviq-Dimanovska.

Në panel do të marrin pjesë edhe përfaqësues të IOM-it, Qendrës kombëtare për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe të dhunës seksuale – Porta e hapur/La Strada, Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë së Veriut, si dhe Komisioni kombëtar dhe Prokuroria publike.

Trafikimi i qenieve njerëzore është problem global dhe një nga krimet më të turpshme në botë, që prek jetën e miliona grave, burrave dhe fëmijëve në mbarë botën, duke i shfrytëzuar dhe privuar nga dinjiteti i tyre. Për të luftuar këtë fenomen të tmerrshëm nevojiten veprime të koordinuara dhe të përbashkëta, pra partneritete në të gjitha fushat e ndërhyrjes: parandalim, mbrojtje dhe ndjekje penale.

Related posts

Punëtori me temë “Rreziku nga mjetet e pashpërthyera vdekjeprurëse: zbatimi i teknologjive digjitale në përballje”

Z H

Thirrje për shtrimin e propozim-projekteve për Programin për participim të UNESKO-s për vitin 2022-2023

D V

Zaev ende “nuk dorëzohet”, BDI në mbledhje, opozita paralajmëron shumicë të re ose zgjedhje të reja

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More