Agjencia Zhurnal.mk.

Panel diskutim për bashkëpunimin e ardhshëm midis komunave dhe afaristëve

Shkup, 9 dhjetor – Shoqata ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe e Gjermanisë në bashkëpunim me dy fondacionet gjermane “Konrad Adenauer” dhe “Fridrih Ebert” sot organizojnë panel diskutim për bashkëpunimin e ardhshëm midis komunave dhe afaristëve.

“Pas zgjedhjeve lokale, do të dëshironim përfaqësuesve afaristë t’u japim mundësi edhe personalisht të njoftohen me kryetarët e sapozgjedhur. Vlerësojmë se kjo ngjarje është mundësi e shkëlqyer edhe që kryetarët e komunave t’i ndajnë planet e tyre por edhe të informohen për nevojat afariste”, thuhet në paralajmërimin e Shoqatës ekonomike të Maqedonisë dhe Gjermanisë.

Organizatorët paralajmërojnë se në panel diskutim do të drejtohen ambasadorja Anke Holshtajn, drejtori i Fondacionit “Fridrih Ebert”, Rene Shlee, drejtor i fondacionit “Konrad Adenauer” Daneil Braun, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska si edhe kryetarët e Komunës Qendërs, Goran Gerasimovski, i Tetovës Bilall Kasami, Velesit Marko Kolev dhe i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Related posts

Moti sot

Xh M

Mickoski: Inflacioni nuk është i lartë vetëm për shkak të krizës

Xh M

Osmani përkujton Srebrenicën: Duke e mbrojtur të vërtetën, krijojmë një të sotme të drejtë (VIDEO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More