Agjencia Zhurnal.mk.

Pandemia ul numrin e azilkërkuesve në Shqipëri

Pandemia ka ulur numrin e azilkërkuesve në Shqipëri, ku në krahasim me vitin 2019 ka pasur një rënie me 66%.

 

Azilkërkues në Shqipëri

20196.577
20202.232

Sipas raportit të INSTAT pjesa më e madhe e azilkërkuesve janë me origjinë nga Siria, Iraku dhe Maroku.

Por ajo që vihet re është se ndryshe nga viti 2019, në vitin 2020 ka më shumë azilkërkues sirianë sesa iranianë.

Në vitin 2019 dominonin azilkërkuesit femra, por ky raport është përmbysur, pasi në vitin  2020 rreth 80% e azilkërkuesve rezultojnë të jenë meshkuj.

Piku i aplikimeve shënohet në tremujorin e pare të vitit, me thuajse 1000 azilkërkues në muajin shkurt. Kjo tregon se mbyllja e kufijve prej pandemisë ka ulur ndjeshëm edhe numrin e azilkërkuesve.

Related posts

Zjarret në fshatrat e Vlorës jashtë kontrollit

N E

Shpërndante kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

N E

Ministrja për Evropën dhe punët e jashtme e Shqipërisë pret Këshilltarin e shtetit dhe ministrin e jashtëm të Kinës Wang Yi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More