Agjencia Zhurnal.mk.

Pamjet në dhomën e zhveshjes shfaqin Salahun duke mbajtur një fjalim emocionues bashkëlojtarëve te Egjipti pas humbjes në finalen AFCON

Mohamed Salah mbajti një fjalim emocionues për shokët e tij të skuadrës në Egjipt pas humbjes së tyre dërrmuese ndaj Senegalit në finalen e AFCON.

Senegali u kurorëzua kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës të dielën pasi mposhti Egjiptin 4-2 në penallti.

Sadio Mane goditi penalltinë fituese, me Salahun që nuk i erdhi radha të gjuante, shkaku që pësuan disfatë më herët.

Image: PA

‘Mbreti Egjiptian’ shfaqi një fytyrë dëshpëruese pas humbjes së tyre në penallti, me yllin e Senegalit që ngushëlloi shokun e tij të skuadrës te Liverpooli.

Por, Salah arriti të mbledhë forcën për t’u mbajtur një fjalim kolegëve të tij ndërkombëtarë.

Ai foli për ngarkesën e jashtëzakonshme të punës së ekipit të tij pasi katër nga ndeshjet e tyre me eliminim direkt shkuan në kohë shtesë.

29-vjeçari preku gjithashtu hakmarrjen, me Egjiptin që do të përballet me Senegalin për një vend në Kupën e Botës 2022.

“Ne luajtëm katër ndeshje të gjitha 120 minuta në rreth 12 ditë, por tani është në të kaluarën”, ka thënë ai.

“Ne i kemi ndeshjet kundër tyre muajin e ardhshëm dhe inshallah do të hakmerremi ndaj tyre”.

Salah, ndërkohë, tashmë është kthyer në Angli përpara ribashkimit me Liverpoolin.

Dhe ai thuhet se i ka thënë Jurgen Kloppit se dëshiron të luajë kundër Leicester Cityt të enjten.

Salah është duke shijuar një fushatë shumë produktive këtë sezon. Ai tashmë ka shënuar 23 gola mbresëlënës në të gjitha garat.

Ai ka shënuar 16 gola në Ligën Premier këtë sezon përpara se të rifillojë rrugëtimin e tij në ligë me Liverpoolin këtë javë.

Related posts

Xavi përgjigjet rreth komentit racist ndaj Lamine Yamal

D V

Afrim GashiLegjenda e Liverpoolit thuajse u shkatërrua nga kokaina, historia e trishtë e Danny MurphyAfrim Gashi

D V

Xavi i gatshëm të qëndrojë te Barcelona, por klubi duhet të pajtohet me dy kërkesat e tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy