Agjencia Zhurnal.mk.

Pamje të ndryshme nga rrahja që ‘Plisat’ i bën tifozëve italianë (Video)

Ndeshja e mbrëmshme (e mërkurë) miqësore mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Italisë nuk ka shkuar e gjitha në rregull, pasi tifozët e të dyja palëve janë përleshur në tribuna.

Shqipëria u mposht me rezultat 3-1 nga Italia e Roberto Mancinit në ndeshjen e zhvilluar në ‘Air Albania’.

Megjithatë, para fillimit të ndeshjes pati një përleshje jo të vogël mes tifozëve të dy ekipeve kombëtare.

Ishin tifozët italian që thuhet se provokuan shqiptarët me thirrjet “Kosova është Serbi”.

Këto thirrje irrituan dhe nervozuan tifozët e Prishtinës, Plisat, të cilët ishin afër tifozëve italianë dhe filluan përleshjen me ta.

Në fund, tifo grupi i njohur nga Kosova doli fitimtarë pasi ua rrëmbeu një ‘transparent’ apo një banderolë tifozëve napolitan të Italisë.

Marrja e transparentit apo ndonjë flamuri nga tifozët llogaritet si fitore dhe këtë e arritën Plisat mbrëmjen e së mërkurës.

Pamjet e ‘betejës’, fotografinë me transparent dhe shoqërimin në polici më vonë i publikuar të gjitha në rrjetet sociale.

 

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy