Agjencia Zhurnal.mk.

Pamje e re e shetitores para Parkut të Qytetit

Shkup, 22 korrik – Qyteti I Shkupit e përfundoi rikonstruimin e plotë të shetitores para Parkut të Qytetit, nga shtrirja afër kafenesë “Kaj Zhabarot” e deri tek fillimi I hyrjes në parkun e Qytetit, tek Ministria e Bujqësisë, menjëherë përballë parkut të Frankofonisë.

 

Në konferencën për shtyp me rastin e hapjes së shetitores sl rikonstruuar, kryetari I Qytetit, Petre Shilegov theksoi se bëhet fjalë për një nga pjesët më të frekuentuara në kejin e Vardarit, ku kemi një nga aletë më të bukura në Shkup, por, tha ai, kemi edhe një nga trotuaret më të shkatërruara.

“Të njejtin e rikonstruojmë në shtrirje në gjatësi prej 140 metrave dhe me gjerësi prej 10 metrave, ndërsa shetitorja mes alesë së trefishtë të drunjve të blirit në Shkup u bë me rrugicë të re të rikonstruuar nga betoni, ë është teknologji që e filluam ta zbatojmë”, tha Shilegov.

Krahas rikonstruimit të shetitores, në këtë shtrirje është vendosur edhe pajisja e re urbane, ulëse dhe shporta për mbeturina, me çka kjo pjesë e kejit mori pamje tërësisht të re.

Nga shërbimi për shtyp informojnë se ky nuk është aktiviteti I parë I Qytetit të Shkupit kur bëhet fjalë për rikonstruim të hapësirave publike në qytet, më saktësisht keji I Vardarit dhe Parku I Qytetit. “Krahas shtratit tërësisht të pastruar të Vardarit nga hoteli “Aleksandar Pallas” deri në Aerodrom, Qyteti I Shkupit është në faze përfundimtare edhe me rikonstruimin e shetitores në kejin “13 Nëntori”, ndërsa në rrjedhë është edhe rikonstruimi I rrugicave për këmbësorë në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit, ku tashmë janë ripërtërirë edhe urat për kalimtarë”, theksojnë nga Qyteti I Shkupit.

“Siç kam thënë shumë here deri më tani, ideja është pastrimi dhe rregullimi I kejit të mos bëhet në mënyrë kampanje përmes zbatimit periodic të aksioneve të mëdha për pastrim, por përkundrazi, mirëmbajtja e kejit në gjendje të mirë të kalojë në aktivitet të rregullt të përditshëm të ndërmarrjeve publike të qytetit”, shtoi Shilegov.

Në inaugurimin e shetitores së rikonstruuar morën pjesë edhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva dhe kryetari I Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.

НОВ ЛИК ЗА ШЕТАЛИШТЕТО КАЈ ЖАБАРОТГрад Скопје ја заврши целосната реконструкција на шеталиштето пред Градски парк, од…

Posted by Град Скопје on Thursday, July 22, 2021

Related posts

Banka Popullore me bashkëpunim me Bankën e Portugalisë, ja në cilat fusha

Z H

Regjistrohen 760 raste të reja me Kovid-19, shërohen 644 pacientë ndërsa ndërruan jetë 23 persona

D V

KSHZ porositë Komisionet Zgjedhore t’u mundësojnë qasje mediumeve në vendvotime

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More