Gjatë ditës së shtune ka përfunduar edhe faza finale e projektit, ku është bërë mbjellja e barit, shkruan Gazeta Olle.
Ky projekt kishte filluar muaj më parë dhe në të është punuar me vullet maksimal nga klubi i Llapit, në mënyrë që fusha të jetë e gatshme sa më shpejtë.
Në faqen zyrtare të bardhekaltërve është publikuar një video e bukur gjatë mbjelljes së barit.
Kujtojmë se skuadra e Batatinës në këtë fillim të edicionit të ri të Superligës, ndeshjet si vendas po i zhvillon në stadiumin e Merdares.
/Gazeta Olle/