Një mëngjes i shëndetshëm dhe me vlera ushqyese është çelësi për një ditë të mirë dhe produktive
Kjo është arsyeja se përse çdo shujtë nuk duhet të jetë vetëm e shijshme, por edhe e shëndetshme.
Ndërkaq, zgjidhja më e mirë për një mëngjes të shëndetshëm janë palapetat me tërshërë.
Përbërësit:
- Një vezë
- Një të bardhë të vezës
- Tri lugë gjelle tërshërë të mbështjellë
- Tri lugë gjelle qumësht
- Pluhur të kakaos (nëse dëshironi të bëni palapeta çokollate)
Përgatitja:
- Kombinoni të gjithë përbërësit dhe përzieni mirë.
- Palapetat mund t’i gatuani me apo pa vaj. Vendoseni brumin në tigan, mbulojeni me kapak dhe gatuajeni derisa secila anë e palapetës ka marrë ngjyrë kafe.
- Palapetat shërbeni me çfarëdo kombinimi që keni dëshirë. Mund ta shërbeni atë me banane dhe kiwi!