Agjencia Zhurnal.mk.

Pakti i ri global për natyrën mbështetet nga 112 vende

Përpjekjet për mbrojtje të 30 për qind të tokës dhe oqeaneve deri në vitin 2030, si shtyllë kryesore e paktit të ri global për natyrën, duhet të dakordohen muajin e ardhshëm, njoftuan liderët e Konferencës së 27-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP27) në qytetin egjiptian Sharm el Sheik.

 

Këtë marrëveshje e mbështetën 112 vende, që është rritje e madhe në krahasim me 70 para një viti.

Siç theksojnë liderët, arritja e këtij qëllimi do të jetë sfidë, mes tjerash, sepse vendet të cilat kujdesen për ruajtjen e natyrës marrin më pak mirënjohje për punën e cila ka përfitime të shumëfishta – nga ruajtja e emetimeve të karbonit të cilat shkaktojnë ndryshimet klimatike deri në mbrojtjen e kafshëve të egra.

Mbrojtja e 30 për qind të planetit deri në vitin 2030 konsiderohet si bazë e paktit të ri global për natyrën, i cili duhet të finalizohet në samit të veçantë të KB-së për diversitetin biologjik (COP15), i cili do të mbahet në Montreal për një muaj.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP27), nga 6 deri më 18 nëntor, mbahet një vit pasi rreth 140 vende premtuan se do ta ndalojnë shkatërrimin e pyjeve deri në vitin 2030 në COP26 në Glasgou.

Related posts

Analistët Weber dhe Perry: Ekziston marrëveshja për shpërbërjen e Bosnje dhe Hercegovinës

D V

Shpërthimi i gazit hedh në ajër punëtorin

Xh M

Spanjolli kapet me mbi një ton kokainë në Brazil

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More